Rashkovski dhe Veljanoski lirohen nga burgu shtëpiak – ofrojnë garanci rreth 400 mijë euro

    Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski që nga dje nuk është në arrest shtëpiak, pasi Apeli i ka hequr masën e arrestit shtëpiak dhe ka pranuar garancinë prej 192 mijë eurosh, përcjell Nistori.

    Në vendimin e Apelit të Shkupit po ashtu thuhet se pranohet garancia e ofruar nga i pandehuri Rashkovski, në vlerë të përgjithshme prej 192.980 euro, e cila përbëhet nga hipotekimi i patundshmërive.

    Në vendimin e Gjykatës së Apelit thuhet se i pandehuri pas heqjes së masës së paraburgimit është i obliguar që çdo të hënë pune të muajit në ora 10 të paraqitet te zyrtari i autorizuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup – Departamenti për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.

    Gjithashtu, në shpjegimin e vendimit thuhet se masat e sigurimit do të zgjasin për aq kohë sa ka nevojë dhe deri sa aktgjykimi të marrë formë të prerë dhe gjykata sipas detyrës zyrtare çdo dy muaj të shqyrtojë nëse ka nevojë për masë për të zgjatur.

    Këtë vendim e ka marrë Këshilli i Gjykatës së Apelit në Shkup, i përbërë nga gjyqtaret Tanja Mileva, kryetare e Këshillit, Gjoko Ristov dhe Lirie Elezi Ajrulau, anëtarë të Këshillit.

    Gjithashtu edhe ish-deputeti Trajko Veljanoski nga sot është i lirë, përkatësisht lirohet nga arresti shtëpiak, i cili ishte urdhëruar pas aktgjykimit për “Organizatorët e 27 Prillit”.

    Gjykata e Apelit pranoi garancinë e pasurisë së paluajtshme të ofruar, mbi 200 mijë euro.

    Ai u dënua vitin e kaluar me 6.5 vite burg me vendim të shkallës së parë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Parlamenti nuk e mbështet shkarkimin e Abazoviqit

    Lajmi i rradhës

    NATO falënderon Maqedoninë e Veriut për kontributin në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë