RASTI EUROVIA | Gërkovska: Ka shkelje të ligjit, duhet të ketë përgjegjësi

    Zv. kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Grkovska pret nga Komisioni Antikorrupsion që vërtetojë nëse ka pasur pazarllëqe për ndikim në rastin e “Eurovia” dhe në bazë të gjetjeve të tyre do të vendoset se si do të veprohet mbi rastin.

    Grkovska thotë se duhet të ketë përgjegjësi edhe vonesat me kthimin e parave deri tek donatori Eurovia. Kompania “Eurovia” ka fituar tenderin prej 1.8 milion eurosh të Ministrisë së Jashtme për adoptimin e hapësirave të qendrës “Boris Trajkovski” për nevojat e konferencës së OSBE-së e cila do të mbahet në dhjetor.

    “Unë pres nga Komisioni Antikorrupsion të vazhdojë në drejtim të kompetencave të saj të vërtetojë se për çfarë arsye janë kthyer paratë 1 muaj para shpalljes së tenderit, kush duhet ta bëjë kontrollin që s’është bërë sepse në ligj ka një afat se kur duhet të kthehen paratë. A ekziston, siç pohonte në fillim Antikorrupsioni se ka pasur tregti me ndikim, që është përgjegjësi e Komisionit Antikorrupsion.

    Pres që kjo të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme sepse kjo është pjesa financiare që ka shkelje dhe duhet të ketë përgjegjësi”, theksoi Sllavica Grkovska.

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Drejtësisë ka përgatitur ligjin për amnisti për krime të lehta

    Lajmi i rradhës

    Personalitetet që ndryshuan botën në shekullin XX

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë