RASTI I IRL | Pendarovski: liria e medias është e ndërlidhur drejtpërdrejt me nivelin e demokracisë

    Si vend që ka zgjedhur anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që ndan vlerat evropiane të demokracisë, transparencës dhe përgjegjësisë, është e nevojshme të respektohen dhe zbatohen standardet ndërkombëtare për liritë e mediave, tha presidenti Stevo Pendarovski me rastin e zhvillimeve të fundit në procesin gjyqësor që përfshin gazetarët e IRL-së, përcjell Nistori.

    Sipas presidentit Stevo Pendarovski, nuk guxon të ketë etiketime, diskreditime dhe tentime për rregullimin e mediave dhe gazetarëve si në të kaluarën.

    “Liria e medias është në mënyrë të drejtpërdrejtë e ndërlidhur me nivelin e demokracisë si një shoqëri”, shprehen nga kabineti i Pendarovskit duke shtuar se opinioni ka të drejtë që në kohë të informohet për çdo çështje të rëndësishme në shoqëri e që ka të bëjë me interesin publik.

    Edhe qytetarët, theksojnë nga kabineti i presidentit, gjithashtu presin nga gjyqtarët të respektojnë lirinë e shprehjes, të drejtën e qytetarëve që të informohen për temat që janë interes publik dhe t’i japin përparësi interesit publik, posaçërisht kur bëhet fjalë për çështjet që prekin shumicën e qytetarëve.

    Lajmi Paraprak

    A na ndalon zemra kur teshtijmë – fakt apo mit

    Lajmi i rradhës

    Kasami: synimi i LEN është të fitojë zgjedhjet dhe të sjellë ndryshime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë