Rasti “Zekiri” dhe “Muharemi” | Spasovski: Krim ka në të gjithë botën, por me rëndësi është se si vepron shteti

    Oliver Spasovski / Fotografia: AIM

    Për transaksionet e dyshimta në llogarinë e Muhamed Zekirit, alarmin e para ka dhënë Drejtoria e policisë financiare, e pastaj ka vepruar ministria e Brendshme, kështu deklaroi ministri Oliver Spasovski në një intervistë për REL. Shtoi se janë përkujdesur që çdo dëshmi dhe çdo e dhënë të sigurohet, ndërsa verdiktin në fund e jep gjykata.

    “Drejtoria e policisë financiare i ndjek transaksionet financiare, menjëherë aty ku ekziston dyshim e informon Prokurorinë kompetente dhe Ministrinë e Brendshme, Veprojmë mbi këto vepra dhe kuptohet se edhe për rastin konkret që e përmendet, në këtë mënyrë është vepruar. Ne si ministri do të jemi të përkushtuar që në mënyrë profesionale deri në fund të ndihmojmë që të nxjerrën dëshmitë dhe të mblidhen të dhënat, gjithsesi në fund, gjykata i vlerëson dëshmitë dhe sjell vendime”, tha Spasovski.

    Drejtori i Policisë financiare, Arafat Muharemi ka informuar për Zekirin, por edhe ai vet është në vëzhgim të Prokurorisë, për mos konfiskimin e pasurisë së biznesmenit Sead Koçan, në lëndën “Trust”. Spasovski beson se Muharemi nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm.

    “Unë pash që ka njëfarë kallëzimi penal, nuk e di nëse është fare në procedurë parahetimore, sepse parashtrimi i kallëzimit penal nuk do të thotë kalim i menjëhershëm në procedurë para hetimore. Unë besoj absolutisht se ai nuk ka bërë asnjë veprim të paligjshëm, sepse ekzekutimi i një aktgjykimi në asnjë mënyrë nuk mund të jetë në kompetencë të drejtorit të Policisë Financiare”, tha Spasovski.

    Me mos konfiskimin e pasurisë së Sead Koçan, shteti nuk ka arritur të marrë asgjë nga paratë buxhetore të përfituara ilegalisht nga tenderi në TEC Manastir, në vlerë prej mbi 17 milionë euro. Procedurën parahetimore për Muharemin e udhëheq Prokuroria e krimit dhe korrupsionit të organizuar, pas kallëzimit penal të Avokatit të shtetit Femi Stafa, i cili akuzon prokurorët Artan Ajro, Gavrill Bubevski dhe Arafat Muharemi, për mosveprim në kohë.

    Spasovski gjatë intervistës gjithashtu tha se krim dhe vjedhje ka në të gjithë botën, por me rëndësi është se si vepron shteti ndaj atyre që bëjnë vepra penale.

    Lajmi Paraprak

    Koha për të projektuar Maturën 2030!

    Lajmi i rradhës

    Kurat natyrale kundër djersitjes së duarve dhe këmbëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë