Reagon AShKVPSh për largimin e 34 artistëve nga puna: nuk mund të shpallet konkurs për punësim pa marrë ripëlqim nga Ministria e Financave

    Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka hedhur fajin deri te Qeveria e Maqedonisë së Veriut në lidhje me largimin nga puna të 34 artistëve, ndërkohë zëvendësministri i kulturës Sedat Sulejmani premtoi angazhim për të gjetur zgjidhje.

    “Që të mos krijohet huti dhe mjegull në opinion për pikë politike ditore sqarojmë se: të gjithë të punësuarit në Ansamblin shqiptar kanë nënshkruar kontrata pesë vjeçare ( nga 10.07.2019-10.07.2024 në kohën e ish drejtorit- ushtrues detyre Jeton Pustina)”, deklaruan nga Ansambli që udhëhiqet nga Shkodran Tolaj.

    Ata kanë theksuar që në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë gjithë qytetarët, por konkursi nuk është publikuar për shkak zgjedhjeve të majit.

    “Pas krijimit të Qeverisë, është përgatitur konkursi, por me vendim të qeverisë së re janë anuluar vendimet e Ministrisë së Financave për punësime në të gjitha institucionet shtetërore! Si rezultat i këtij vendimi nuk është e mundur që të shpallet konkurs për punësim në ansambël pa marrë ripëlqim nga Ministria e Financave”, deklarojnë nga Ansambli.

    Zëvendësministri i kulturës, Sedat Sulejmani, premtoi që nga e hëna do të angazhohet për zgjidhjen e këtij problemi, duke theksuar që fillimisht do të hapet konkursi për kontrata me afat të caktuar.

    “Jam duke punuar intenzivisht në këtë drejtim. Prej ditës së hënë do ta dërgoj pëlqimin në Ministrinë e Financave dhe shpresoj që në afat sa më të shkurtë kohor do ta zgjidhim këtë problem”, deklaroi Sulejmani.

    Ndryshe, faqja e Ansambli i Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoninë e Veriut më 2 gusht ka nxjerrë performancë “live” për festën e Ilindenit me disa artistë që, nuk janë pjesë e Ansamblit. Kaq ka mjaftuar që artistë nga ky institucion, të cilët tashmë figurojnë si të papunë, të shpërthejnë në rrjetet sociale. Ata kërkojnë kthimin e të gjithë artistëve në punë dhe llogari nga drejtori i këtij institucioni, Shkodran Tolaj.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: me këtë sjellje të papërgjegjshme, BDI-ja kërcënon paqen dhe stabilitetin e RMV

    Lajmi i rradhës

    Pse olimpistët kafshojnë medaljet e arta?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë