Reagon kabineti i Zaevit pas deklaratës së Dimitrovit

    Kabineti i kryeministrit Zoran Zaev, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov, i cili sot në konferencë për shtyp tha se nuk është larguar me vetdëshirë nga qeveria e ardhshme, por si rezultat i qëndrimeve të tij në raport me kontestin me Bullgarinë.

    Nga kabineti i Zoran Zaevit, thonë se qëndrimet shtetërore në lidhje me Bullgarinë, janë ndërtuar bashkërisht, ndërsa kërkojnë nga Dimitrovi që të tregojë arsyet e vërteta të deklaratave të tij.

    “Nikolla Dimitrov u pajtua me qëndrimet e Maqedonisë në këto negociata, në fakt ai pati një rol serioz në krijimin e qëndrimeve tona, përmes procesit të udhëhequr nga ministri i Jashtëm, Bujar Osmani. Nëse Dimitrov është kundër ndonjë prej qëndrimeve që kemi ndërtuar së bashku, është e ndershme për shkak të popullit të thotë dhe të shpjegojë pse, sepse përndryshe mbetet përshtypja se mospjesëmarrja e tij në qeverinë e ardhshme është arsyeja e manifestimeve kaq të pasaktë dhe spekulative, me qëllim që të vendosë barrë mosbesimi ndaj qeverisë”, thuhet ndër të tjera reagimin e kabinetit të Zoran Zaevit.

    Lajmi Paraprak

    Tragjedia në Bullgari | I merret licenca agjencionit “Besa Trans”

    Lajmi i rradhës

    OSBE: Ndërprisni të gjitha aktivitetet që mund të sjellin deri në destabilizim të paqes në Bosnjë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë