Reagon opozita pas skandaleve korruptive të Qeverisë

    Fotografia: Nistori

    Opozita ka reaguar pas skandaleve që publikoi Komisioni për Anti-korrupsion, i cili zbuloi se “Of short” kompani kanë tentuar të marrin para për ndihmë nga Qeveria, si dhe për 5 milion eurot që Qeveria për tre vite i ka shpenzuar për lizing për vetura.

    Nga VMRO-DPMNE thonë se Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së i shpenzon pa mëshirë paratë e popullit në kushte kur qytetarët mezi ia dalin mbanë.

    “Kjo qeveri jopopullore, e korruptuar dhe kriminale manipulon qytetarët dhe i shtyn në varfëri që zyrtarët të pasurohen dhe të shpenzojnë për luks. Kjo duhet të ndalet”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

    Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët e akuzon Qeverinë se është bërë eksperte e keqpërdorimit të parave të qytetarëve.

    “Sa më shumë që këta eksponent dhe ky establishment që u krijua në vitin 2017 qëndron në Qeveri do të kemi kështu situata të keqpërdorimeve klasike të resurseve publike, kështu që kërkesa jonë është e menjëhershme, të kemi zgjedhje të parakohshme dhe kjo qeveri të largohet nga qeverisja re këtij vendi”, tha Naim Bajrami, ASh.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski paralajmëron hapje të procedurës para Gjykatës së Strasburgut rreth vendimit për konfiskim të selisë

    Lajmi i rradhës

    A do të jetë Zidane trajner i ri i PSG-së?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë