Reagon Rama: Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shkroi në Twitter për të shpjeguar se shakaja e tij në të cilën kryeministrin Dimitar Kovaçevski e quajti atë kryeministër të “së ardhmes së Bullgarisë Perëndimore” ishte në fakt në kurriz të Bullgarisë, e cila po bllokon Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi në BE, përcjell Nistori.

    “Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve🤮” – shkruan Rama.

    Pas publikimit të videos nga Samiti i Selanikut, VMRO-DPMNE opozitare i kërkoi dorëheqje kryeministrit Kovacevski dhe të kërkojë falje, pasi siç thonë ata, ai nuk është i besueshëm për të mbrojtur interesat kombëtare të vendit dhe për ta përfaqësuar atë në ndërkombëtare. Për LSDM-në, opozita i shtrembëron deklaratat e Ramës, i cili sipas tyre është i njohur në opinionin ndërkombëtar për sarkazmën e tij, në këtë rast për bllokimin e Maqedonisë së Veriut nga BE.

    Ndryshe, edhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në faqen e tij në Facebook rreth ironisë së Edi Ramës ka shkruar se kjo është e papranueshme dhe se ai duhet të kërkojë falje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në pritje të rritjes së pagave

    Lajmi i rradhës

    Refugjatët nga Ukraina ankohen për kushtet në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë