Dimitrievski: “Shakaja” e Ramës e papranueshme, e ka për borxh t’i kërkojë falje opinionit maqedonas

    Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në faqen e tij në Facebook rreth ironisë së Edi Ramës ka shkruar se kjo është e papranueshme dhe se ai duhet të kërkojë falje, përcjell Nistori.

    “Askush nuk ju respekton nëse nuk tregoni respekt për veten, por gjithashtu ktheni respekt për ata që ju respektojnë. Shakaja” e Ramës është e papranueshme, ai i ka borxh që t’i kërkojë falje kryeministrit dhe mbarë opinionit maqedonas. Kovaçevski në vend të buzëqeshjes duhet të kthejë me reciprocitet dhe të kërkojë falje. Heshtja është më shumë se një turp! Kështu mendoni për ndërtimin e një Ballkani të Hapur?”, ka shkruar Dimitrievski.

    Ndryshe, ky reagim vjen pas videos së publikuar ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezanton kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski si “kryeministër i ardhshëm i Bullgarisë Perëndimore”.

    Sipas kabinetit të Ramës, fjalët e kryeministrit të Shqipërisë kanë qenë sarkazëm dhe ironi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Shkencëtar” për pesë aspra | Si ka degjeneruar kërkimi shkencor

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia nuk ka marrë masa kundër shtrenjtimit të produkteve bazë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë