Refet Abazit i ndahet çmimi “Urdhri i Meritave” nga presidenti Pendarovski

    Presidenti Pendarovski dje ka dekoruar Refet Abazin, Risto Vrtev, Sllobodan Unkovskin, Bedija Begovskën, Bllagoja Çorevskin, Gjokisha Lukarevskin dhe Olivera Nikollovën me Urdhrin e Meritave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në një ceremoni të mbajtur dje në mbrëmje në Filarmoninë e Maqedonisë.

    Refet Abazi është një nga aktorët më domethënës dhe kompleks të brezit të mesëm, por edhe një shkrimtar e pedagog i jashtëzakonshëm, si dhe profesor i mjeshtërisë së aktrimit. Ai shquhet për një gamë të madhe të arritjeve aktoriale që dallohen nga një qasje e plotë, analitike dhe metodologjike, thuhet në kumtesën e presidentit.

    Presidenti Pendarovski gjatë fjalimit të tij tha se edhe pse jemi një vend i vogël, mund të mburremi me potencial të jashtëzakonshëm artistik e krijues dhe me autorë dhe artistë të jashtëzakonshëm, “mbi veprën e të cilëve, lirisht mund të themi, mbështetet armatura e kulturës bashkëkohore maqedonase.

    “Sot me Urdhrin për Merita për Republikën e Maqedonisë së Veriut do t’u japim edhe shtatë personaliteteve tona të rëndësishme, krijues të letërsisë, teatrit, filmit dhe muzikës”, tha Pendarovski.

    Për Refet Abazin, Pendarovski tha se edhe pse shumë më i ri se kolegët e përmendur aktorë, Abazi tashmë është një emër i yni aktor i njohur dhe me përvojë të pasur dhe një karrierë të jashtëzakonshme.

    “Me origjinalitetin dhe fuqinë e tij transformuese, ai vepron fuqishëm dhe bindës në skenë, duke magjepsur publikun me interpretimin e tij realist. Abazi, përveç skenës, suksese të theksuara arrin edhe në shprehjen letrare, dramatike dhe prozë”, tha Pendarovski.

    Personat tjerë që morën udhrin janë:

    Sllobodan Unkovski shquhet për rëndësinë e tij të madhe, unike dhe mbarëbotërore në teatrin bashkëkohor.

    Bedija Begovska është nderuar për karrierën e saj të rëndësishme si një nga aktoret më të njohura të teatrit dhe filmit

    Blagoja Çorevski është nderuar për aktrimin, me të cilin ka siguruar një vend të nderuar në panteonin e teatrit maqedonas në përgjithësi.

    Gjokitsa Lukarevski është nderuar për karrierën e tij të jashtëzakonshme aktoriale katër dekadash në teatrin maqedonas.

    Olivera Nikolova është ndër prozatorët më të rëndësishëm maqedonas.

    Risto Vrtev shquhet për rëndësinë e tij të paçmuar dhe të qëndrueshme në kulturën dhe artin bashkëkohor maqedonas.

    Lajmi Paraprak

    Përfundimi i luftërave në botë – A do të shkaktonte ngritjen e çmimeve të karburanteve

    Lajmi i rradhës

    Më shumë se 20 mijë fëmijë në RMV nuk kanë sigurim shëndetësor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë