Regjistrimi në shkollat e mesme prej sot në formë elektronike

    Nxënësit që kanë kryer shkollën fillore, do të mund të regjistrohen prej sot në formë elektronike në shkollat e mesme.

    Afati i parë mbyllet më 21 qershor, por rezultatet për përzgjedhjen e nxënësve do të bëhen publike më 22 qershor. Në shkollat ku do të ketë interesim më të madh të nxënësve të shkëlqyeshëm se sa vendet e parapara do të ketë edhe provim pranues.

    Afati i dytë dhe i fundit për regjistrim është 27 dhe 28 qershori. Për vitin e ardhshëm shkollor 2023/24 janë 29 798 vende të lira, prej të cilave 20 608 vende për gjuhën maqedonase, ndërsa 8 301 në gjuhën shqipe. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Arafat Muaremi, padi ndaj Villma Ruskokës

    Lajmi i rradhës

    Standardi jetësor i qytetarëve të Maqedonisë vazhdimisht po rëndohet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë