REK Manastir ka dyfishuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike

    Fotografia: Ilustruese

    REK Manastir ka dyfishuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike pasi mbrëmë në ora 22:51 Blloku 1 është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik të vendit.

    Impianti është rikthyer në punë pas 23 ditësh riparim dhe së bashku me Bllokun 2 furnizojnë me energji elektrike. Riparimi, i cili zakonisht zgjat 45 ditë e më shumë, u përfundua në një kohë rekord të shkurtër, para së gjithash falë punonjësve të REK Manastir dhe angazhimit të kompanive vendase.

    Sipas planit të prodhimit dhe në rrethana të pandryshuara, REK Manastir duhet të vazhdojë të operojë me dy njësi deri në fillim të nëntorit. Pas instalimit të transformatorit të ri në bllokun 3, blloku 2 duhet t’i nënshtrohet një riparimi afatshkurtër për të rritur besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e kapacitetit në kulmin e sezonit të ngrohjes.

    SHA ESM aktualisht plotëson nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël nga prodhimi i saj vendas.

    Lajmi Paraprak

    Raporti i Komisionit Europian: Mjekët me të madhe po ikin nga Maqedonia

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski nuk përjashton zgjerimin e Qeverisë maqedonase

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë