Rekord mbeturinash grumbullohen në dy ditët e fundit në Shkup

    Gjatë dy ditëve të fundit, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, kanë realizuar aktivitete të intensifikuara, në kuadër të të cilave janë grumbulluar dhe transportuar gjithsej 1.130 tonë mbeturina komunale nga kontejnerët e vendosur në hapësira publike, si dhe nga koshat e destinuar për familje individuale.

    Nga ndërmarrja njoftojnë se janë larguar edhe 250 metra kub mbeturina nga rreth njëzet deponitë e egra që gjenden në të gjitha komunat e Shkupit.

    “Duke filluar nga ndërrimi i parë gjatë ditës së sotme, Higjiena Komunale – Shkup vazhdon me grumbullimin dhe transportin e mbeturinave komunale në territorin e qytetit të Shkupit sipas dinamikës standarde, të përcaktuar me programin operativ të ndërmarrjes. Njëkohësisht po vazhdojnë aktivitetet e rregullta për ruajtjen e higjienës së hapësirave publike dhe të trafikut në të gjitha komunat e Shkupit”, thuhet në njoftim.

    Lajmi Paraprak

    Si të kujdeseni për mjaltin gjatë ditëve të nxehta

    Lajmi i rradhës

    Kur duhet t’i ujisni lulet në mëngjes apo në mbrëmje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë