Reperi amerikan Snoop Dogg në Londër me trupëroja shqiptarë (Video)

    Reperi dhe aktori i njohur amerikan, Snoop Dogg emri i vërtetë Calvin Cordozar Broadus, gjatë vizitës në Londër është marrë në ruajtje nga një grup shqiptarësh.

    Këto janë fotot ekskluzive siguruar nga Top Channel nga ku Snoop Dogg me 23 milion albume të shitura në SHBA dhe 35 milion në të gjithë botën, ecën në rrugët e Londrës nën shoqërimin e rreptë e konstant, të katër shqiptarëve.

    Gjatë udhëtimit me makinë drejt një restoranti në zonën Soho të Londrës Snoop Dogg shihet duke bërë shqiponjën simbolin e shqiptarëve.

    Gent Dedei i cili drejtoi të gjithë mbrojtjen e Snoop Dogg thotë se nuk ishte e lehtë por jo e pamundur ti siguronim ruajtjen për vetë profilin që ai ka.

    Ndërsa shtatlarti nga Burreli emigrant prej shumë vitesh në Londër Skënder Leka, tregon se ishte vlerësim për ne shqiptarët që punojmë në industrinë e sigurisë të shoqëronim gjatë disa ditëve, një person VIP siç është artisti amerikan me famë botërore Snoop Dogg.

    Prej vitit 1998 kur shqiptarët mbërritën masivisht në Angli një numër i madh prej tyre nisën të punonin si “doorman” roje sigurie në lokalet e natës madje edhe në ato ndër më të njohurat.

    Me kalimin e viteve shumë shqiptarë kanë ngritur kompaninë e tyre të sigurisë qoftë për mbrojtje personash VIP apo duke punësuar madje edhe anglezë në ruajtjen e lokaleve të natës apo objekteve.
    Pamje: AFP

    Lajmi Paraprak

    Nuk e përdorin nënkalimin sepse “Tashmë janë mësuar kështu” – E kalojnë magjistralen për të shkuar në shkollë

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës zhvillohen në kontejnerë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë