Nuk e përdorin nënkalimin sepse “Tashmë janë mësuar kështu” – E kalojnë magjistralen për të shkuar në shkollë

    Kjo është rruga magjistrale e Kërçovës që është shumë e frekuentuar për shkak se lidhë shumë qytete, shkruan TV21, përcjell Nistori.

    Viza të bardha për këmbësorët nuk ka, gjë që e bën tejet të rrezikshme për të kaluar, por kjo nuk i ndalon nxënësit e lagjes “Reshtanski Pat” që çdo ditë ta kalojnë rrugën dhe shkojnë në shkollën fillore “Sande Shterosjki”.

    Siç mund të shihni, ata kalojnë njërën korsi, hipin mbi mbrojtëset rrugore dhe e kalojnë edhe korsinë tjetër të magjistrales.

    Vetëm 500 metra më poshtë është nënkalimi me korsi për këmbësorët ku mund të kalojnë, por fëmijët thonë se kjo këtu e kanë më lehtë dhe se janë mësuar tashmë.

    -A është rrezik të kaloni këtu?
    -Është rrezik, por kështu jemi mësuar!

    -Çdo ditë kaloni kështu?
    -Po! Jemi shumë larg duhet të na lëshojnë autobus ka edhe qenë. Nëse mundet le të bëjnë një kalim për këmbësorët.
    -Le të bëjnë një urë, ose të na lëshojnë një autobus.


    -Çdo ditë kaloni këtu?
    -Po!
    -Nuk ndjeheni të rrezikuar ?
    -Jo!

    E fëmijët nuk janë të vetmit që kalojnë në këtë mënyrë, duke e rrezikuar jetën.

    “Sa e mbaj mend unë, 30 vite nga këtu kalojnë , p.sh.: ne jemi të rritur por ka fëmijë që janë 6-7 vjet dhe shkojnë nga këtu në shkollë. Kjo këtu është problemi më serioz që deri më tani ka pasur 3 ose 4 raste, grua të shtypur, edhe fëmijë dhe duhet të ndërmerret ndonjë masë që këmbësorët të mund të kalojnë këtu”, tha një banor.

    Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari thotë se është ndërtuar nënkalim për këmbësorë por banorët nuk e përdorin sepse janë mësuar ta kalojnë në magjistralen. Derisa nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi, Dehari propozon që NP “Rrugët Shtetërore” duhet të ndërtojë një urë për këmbësoret mbi magjistrale.

    “Ne kemi investuar një nga projektet më të mëdha të qytetit nënkalimi që lidh pjesën e Rashtanit me qytetin, por njerëzit janë të prirur që ti bien më shkurt dhe mos dhashë Zoti të vijmë deri tek ndonjë aksident më i rëndë. E tani këtu janë hekurudhat e Maqedonisë ata të cilat duhet të japin ndonjë kontribut për një zgjidhje tjetër që të krijojmë kushte më të lehta për qytetarët, janë mbikalimet si mundësi edhe Agjencia e rrugëve mund të kontribuojnë këtë rast”, tha Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërçovës.

    Për shkak e rruga magjistrale kalon përmes Kërçovës tabelat rrugore tregojnë se shpejtësia e lejuar në këtë pjesë është 50 km në orë, por siç mund të shihet edhe në pamje rrallë kush respekton këtë shpejtësi.

    Lajmi Paraprak

    Masat e Qeverisë nuk “shkrijnë” çmimet e larta të ushqimeve

    Lajmi i rradhës

    Reperi amerikan Snoop Dogg në Londër me trupëroja shqiptarë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë