Reshjet e shiut bllokojnë tre fshatrat e malësisë së Tetovës (Video)

    Rruga për në fshatin Brodec, Veshallë dhe Bozovcë janë bllokuar nga vërshimi i tokës, si shkak i reshjeve të mëdha të shiut. Banorët kanë dërguar një video deri te Nistori, ku si pasojë e këtyre reshjeve ka bërë që të rrëshqasë dheu, përcjell Nistori.

    Nistori mëson se rruga në fjalë është ende bllokuar dhe nuk dihet ende se a kanë dalë njësitet përkatëse në vendin e ngjarjes. Banorët e këtyre fshatrave presin ndërhyrje nga autoritetet lokale të Komunës së Tetovës.

    Reshjet e shiut vijojnë në tërë zonën e Tetovës, ku një pjesë e rrugëve të qytetit uji ka dalë nëpër sipërfaqe të asfaltit, sidomos në lagjen “Mirce Acev” – rruga te stadiumi i qytetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Planet e Real Madridit, pas lëndimit të Benzemas

    Lajmi i rradhës

    Remitancat po mbajnë gjallë ekonominë e Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë