Revista franceze Charlie Hebdo me karikaturë tallëse ndaj Turqisë pas dy tërmeteve vdekjeprurëse

    Revista franceze “Charlie Hebdo” ka shkaktuar zemërim te popullata turke me një karikaturë që botoi duke tallur Turqinë pasi vendi u godit nga dy tërmete vdekjeprurëse gjatë ditës së djeshme, shkruan AA, përcjell Nistori.

    Karikatura, e shpërndarë nën titullin “karikatura e ditës” në Twitter, tregon ndërtesa të shembura dhe të dëmtuara, një makinë të përmbysur dhe kodra mbeturinash.

    “Tërmet në Turqi”, shkruhej në këndin e sipërm djathtas të karikaturës.

    “(Nuk ishte) as nevoja për të dërguar tanke,” thoshte në fund.

    Përdoruesit e internetit reaguan ndaj vizatimit duke shprehur zhgënjimin dhe zemërimin e tyre.

    Charlie Hebdo është një revistë satirike franceze e njohur gjithashtu për karikaturat e saj që fyen Profetin e fesë Islame, Muhammed.

    Të paktën 3,419 njerëz vdiqën dhe 20,534 të tjerë të lënduar në 10 provinca të Turqisë pasi dy tërmete të forta goditën pjesën jugore të vendit, tha sot një zyrtar nga agjencia turke e fatkeqësive AFAD.

    Të hënën herët në mëngjes, një tërmet me magnitudë 7.7 goditi qarkun Pazarcik drejt Kahramanmaras, më pas rreth nëntë orë më vonë, një tërmet me magnitudë 7.6 me qendër në rrethin Elbistan të Kahramanmaras tronditi rajonin, duke prekur gjithashtu edhe disa provinca të tjera.

    Tërmetet u ndjenë edhe në disa vende të rajonit, duke përfshirë Libanin dhe Sirinë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    HYRJA E ASh-së NË QEVERI | Taravari: Një pjesë e madhe e marrëveshjes është arritur

    Lajmi i rradhës

    Rastet kur nuk duhet të konsumoni kafe për të ruajtur shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë