Rexhep Qosja: Kohezioni e mba fuqinë e një populli dhe na bën të fortë ndaj armikut të njohur e të panjohur (Video)

    Sot në Prishtinë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kanë ndarë Kordonin e madh me yllin e medaljes për mirënjohje publike akademikut Rexhep Qosja, përcjell Nistori.

    Qosja para medias ka falenderuar të dy kryeministrat e vendeve dhe ka theksuar se kohezioni është ai që e mba fuqinë e popullit shqiptar. Ai tha se nëpërmjet kohezionit populli shqiptar do të arrijë të menjanojë një varg vështirësish, mungesash, të papriturat, rreziqet dhe pasojat që i kemi pësuar dikur dhe disa rreziqe që i kanosen popullit shqiptar edhe sot prej nga e dijmë dhe nga nuk e dijmë. Ai tha se politikat e shqiptarëve duhet të kontribuojnë me politikën e tyre dhe me njehsimin e idealeve të tyre t’i kontribuojnë kohezionit.

    “Të bindur se ashtu me këtë kohezion ata do t’i realizojnë më mirë, më lehtë, më suksesshëm qëllimet e tyre për zhvillimin politik shoqëror, arsimor, kulturor, kombëtar, etj…të përgjithshëm të popullit shqiptar që nuk janë të arritura vetëm të veçanta, janë të arritura të përgjithshme të përbashkëta për Shqipërinë dhe Kosovën, në të vërtetë për popullin shqiptar në përgjithësi”, ka deklaruar Qosja para medias ndër të tjera.

    Ai më tej shtoi se kryeministri Rama dhe Kurti janë politikanë të kritikuar, me arsye, por shumë më shpesh dhe pa arsye. Kritikat janë të nevojshme në jetën politike dhe shoqërore, sjellin nxitje për punë të reja. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Të dhënat e Eurostat: Shqiptarët të dytët, pas marokenëve, për marrjen e nënshtetësisë në BE

    Lajmi i rradhës

    Bytyqi: Deklarata se pas zgjedhjeve do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike është e keqe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë