Rexhepi: nëse nuk bëhen ndryshimet deri në fillim të vitit të ardhshëm, duhet shqyrtohet pjesëmarrja në qeveri

    Deputeti i pavarur i RMV-së, Kastriot Rexhepi

    Kastriot Rexhepi nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se Fronti Europian insiston që të bëhet pjesë e qeverisë. Rexhepi tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me Mickoskin për këtë punë, por që sipas tij, qeveria do të bëhet mes VLEN dhe VMRO, përcjell Nistori.

    “Ata me kë do të bëjnë qeveri? ja ne nuk do të bëjmë, do t’i ndërprejmë bisedimet nesër, do të themi se nuk duam të bëjmë, ata me kë do të bëjmë? Për çka i kanë dërguar emisarë Mickoskit dhe vet z.Ahmeti është takuar me Mickoskin, për çka? Po, unë nuk kam qenë brenda në takim, por e di që është takuar”, pohoi Rexhepi.

    Rexhepi: nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në fillim të vitit të ardhshëm, qytetarët mund t’i dënojnë partitë në zgjedhjet lokale

    “Tash ne po insistojmë që të caktojmë një far lloj periudhe 2 muaj, 3 muaj, 6 muaj, e kështu me radhë”, këtë e tha mes tjerash për ndryshimet kushtetuese Rexhepi. Ai thotë se në rast se nuk bëhen ndryshimet deri në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, duhet shqyrtohet pjesëmarrja në koalicionin qeverisës.

    “Mendoj se ky proces nuk duhet të zgjasë më tepër se 1/3 e vitit të ardhshëm. Për shkak se deri atëherë nëse nuk shihet se ka vullnet, që dikush po e bllokon, që dikush insiston që mos të bëhet, atëherë me një fjalë duhet rikonsideruar pozicionimi edhe i partive në koalicionin qeveritar, por çka është me rëndësi, populli do ta ketë në dorë të vetë në zgjedhjet lokale të vjeshtën e ardhshme për ta dënuar apo mbështetur veprimin e një koalicioni nuk do të tregojë shenja të qarta për procesin e eurointegrimeve”, deklaroi ndër të tjera Rexhepi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski mandatar për përbërjen e Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: atdheu i Gashit është Maqedonia, të kërkojë falje nëse ka thënë se Kosova është atdheu i tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë