Qeverisë nuk i bëjnë përshtypje vërejtjet e Komisiont Europian për RMV

    Qeveria vlerëson se vendi ka shënuar progres në 80 përqind të kapitujve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiç, në prani të ambasadorit të BE-së, theksoi se në raport nuk është vërejtur asnjë regres.

    “Komisioni ofron një vlerësim objektiv të progresit por edhe të dobësive…. Një mesazh i rëndësishëm që del nga Raporti është se ne kemi përparuar në 80 për qind të kapitujve dhe nuk është vërejtur asnjë regres. Pra ka zero regres….. Kemi një vlerësim të mirë në vitin 2023 që paraqet ecuri solide në disa vitet e fundit. Në pjesën që ka të bëjë me vlerat themelore, vërehet se shteti po jep rezultate”, deklaroi Bojan Mariçiç, zv. kryeministër për çështje evropiane.

    Ndërsa Mariçiq shmangu komentimin e kritikave këtë e bëri ambasadori i BE-së David Geer. Ai numëroi mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, keqpërdorimin e flamurit evropian të BE-së gjatë miratimit të ligjeve, por edhe mosbesimin ndaj gjykatësve dhe institucioneve në përgjithësi.

    “Raporti është korrekt dhe i drejtë. Me këtë duam të inkurajojmë autoritetet, institucionet shtetërore, si dhe të gjithë aktorët politikë që të bëjnë shumë më tepër për avancimin e reformave në interes të qytetarëve dhe në interes të rrugës drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh David Geer, Ambasador Evropian.

    Në raportin e progresit të KE-së, mes tjerash kritikohen ndryshimet në Kodin Penal që çuan në vjetërsimin e shumë lëndëve gjyqësore ku ishin të përfshirë ish-zyrtarë të lartë shtetërorë. Vërejtje ka edhe për lirinë  e shprehjes, ndërsa theksohet edhe nevoja për miratimin e ndryshimeve në kushstetuse në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën evropiane. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë parasheh projektligji i ri i Macronit për migrantët?

    Lajmi i rradhës

    Kanceri në qafën e mitrës po i prek të rejat në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë