“Rezistenca studentore” të enjten përsëri do të protestojë

    *Foto arkiv

    Pas takimit të djeshëm në Kuvend mes kryeministrit, përfaqësuesve të kuvendeve studentore, deputetëve dhe ministrave, studentët u shprehën të pakënaqur me rezultatin dhe vendimet e marra. Ata paralajmëruan marsh masiv të enjten, i cili do të fillojë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

    Studentët kërkojnë:

    1. Ndarje të mjeteve nga buxheti për rritjen e shumës së vaktit të subvencionuar të studentëve nga 120 denarë në 150 denarë në ditë;
    2. Ndarje të mjeteve nga buxheti për barazimin e shumës së bursave në përputhje me ndryshimet nga rritja e fundit e bursave;
    3. Ndarje të fondeve për rinovimin dhe sigurimin e kushteve normale për banim në konviktet e studentëve, planin afatgjatë për formimin e “qyteteve studentore” dhe ndalimin e privatizimit të paralajmëruar të konvikteve studentore;
    4. Ndarje të fondeve të mjaftueshme për përjashtimin e studentëve nga masat e Qeverisë kundër krizës për racionalizimin dhe kursimin e energjisë elektrike;

    “Duke pasur parasyshë se kërkesa e vetme që u pranua ishte tërheqja e amendamenteve të Projektligjit për vaktin e subvencionuar të studentëve, ju njoftojmë se nuk do të dorëzohemi derisa pjesa tjetër e kërkesave tona të zbatohen urgjentisht dhe ju ftojmë të enjten (17.11.2022) , në Ditën ndërkombëtare të studentëve, në marsh masiv studentor nga ora 17:00. Marshi do të fillojë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe së bashku do të nisemi drejt Kuvendit të Maqedonisë. Në të njëjtën kohë, ftojmë të gjitha organizatat studentore, kuvendet studentore universitare dhe të kolegjit, profesorët, shoqatat dhe organizatat joqeveritare që t’i bashkohen luftës sonë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes “Rezistenca studentore”.

    Lëvizja “Rezistenca studentore”, protestuan dje. Dhjetëra studentë përballë Parlamentit dërguan mesazhe përmes pankartave “Nuk mëson kur ke uri dhe të ftohtë”, “Ushqim studenti apo bast politik”, “Na dridhemi nga i ftohti, jo nga frika”. Fjala “Rezistencë” ishte pikturuar edhe në rrugën përballë Kuvendit.

    Lajmi Paraprak

    Popullsia e botës arrin në 8 miliardë

    Lajmi i rradhës

    FIFA kërkon armëpushim në Ukrainë gjatë Kupës së Botës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë