Rezultatet zgjedhore në Bullgari, ndërlikojnë kontestin maqedono-bullgar

    Gara e ngushtë zgjedhore në Bullgari dhe pasiguria për formimin e Qeverisë së re, e ndërlikojnë edhe më shumë kontestin maqedono-bullgar. Pasiguria politike në Bullgari dhe fituesi i pasigurt e vendos Maqedoninë në një qorrsokak në lidhje me veton bullgare për fillim e negociatave me Bashkimin Evropian. Sipas Simonida Kacarskës, nga Instituti për Politika Evropiane, pa një udhëheqësi të qartë në Sofje, dialogu është praktikisht i pamundur.

    Mendoj se ia vlen të përmendet se përsëri njerëzit, që kanë pikëpamje ekstreme në lidhje me Maqedoninë, të paktën ato ekstreme të thënë në mënyrë publike, të tilla si Karakaçanov, me gjasa nuk do ta kapërcejnë pragun e zgjedhjeve. Sidoqoftë, do të jetë më vështirë me këtë situatë në Bullgari edhe të bisedohet nga ana jonë me ta, por gjithashtu edhe të presim nga partnerët evropianë, se do të ketë dialog mbi mënyrën dhe nëse mund të zhvendosen pozicionet – deklaroi Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për Politika Evropiane.

    Askush nuk mund ta parashikojë se sa do të zgjasë kjo periudhë, por Kacarska kujton se zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen së shpejti në Sofje, dhe kështu nuk pret zbutje të retorikës ndaj Maqedonisë.

    Dy partitë që kanë epërsi janë shumë afër, ku partia e Sllavi Trifunov nuk ka përvojë të drejtojë me shtetin në përgjithësi, edhe pse do ta shohim si do të pozicionohen. Nuk do t’i rritja shpresat për shkak se nuk janë të përjashtuar dhe se janë zgjedhje të reja, por edhe për shkak se Bullgarinë e presin edhe zgjedhjet presidencial në vjeshtë, kjo çështje ishte e rëndësishme edhe për presidentin Radev, i cili kuptohet që do të garojë përsëri – tha Simonida Kacarska- drejtore e Institutit për politikë evropiane.

    Pasigurinë e rezultateve në Bullgari, zyrtarisht sot nuk e komentuan as pushteti e as opozita. Në Facebook u prononcua ish deputeti i VMRO DPMNE, Ilija Dimovski, i cili vlerëson se deri në zgjedhjet presidenciale në Bullgari në vjeshtë, do të ketë vetëm zgjidhje të përkohshme.

    Çfarë duhet të bëj Maqedonia, të shpall se askush, përfshirë edhe Bullgarinë, nuk ka të drejtë të përzihet në identitetin e saj dhe ndërtimin e vetëdijes tonë për vazhdimësinë historike, hapësinore dhe kohore sa i përket veçantisë së popullit maqedonas në hapësirat ballkanike – u shpreh Ilija Dimovski- ish deputet i VMRO DPMNE-së.

    Ish ambasadori në Bullgari, Marjan Gjorçev në deklaratë për televizionin Alsat u shpreh se pret angazhim të përforcuar nga BE dhe NATO në drejtim të zgjidhjes së kontestit, ngjashëm si vendet fqinje- që edhe krahas kontesteve, nuk u bllokuan për fillim të bisedimeve. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Ndërtoi 72 spitale e shkolla, historia e 96 vjeçares që edukoi 50,000 fëmijë

    Lajmi i rradhës

    Deçan, helmohen nga uji mbi 400 persona

    Lajme tjera

    Kush është Liz Truss?

    Associated Press Si fëmijë, Liz Truss ka marshuar në demonstrata kundër atëbotë kryeministres konservatore, Margaret Thatcher. Në moshë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë