Rikthehen maskat në Mal të Zi

    Instituti për Shëndetin Publik të Malit të Zi ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme lidhur me situatën aktuale epidemiologjike, të shkaktuar nga pandemia e virusit Covid-19.

    Drejtori i IJZ-së, Igor Galiq, tha se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe të shtruarve në spital, janë rikthyer disa prej masave për parandalimin e numrit të rasteve me coroanvirus.

    Bëhet e ditur se tani është e detyrueshme mbajtja e maskave mbrojtëse në të gjitha institucionet e administratës publike, si dhe në dyqane ushqimore, barnatore dhe pika të karburanteve.

    Mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse gjithashtu vlen edhe për ambientet e mbyllura të aeroportit, stacioneve hekurudhore dhe autobusëve.

    “Nëse këto masa nuk sjellin përmirësim të situatës në periudhën e ardhshme, do të pasojnë masat e mbajtjes së maskave të detyrueshme në të gjitha ambientet e mbyllura”, thuhet në njoftim.

    Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka regjistruar 257 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 2742 persona.

    Lajmi Paraprak

    “Shohim drejt së ardhmes”, urimi i DASh për 100 vjetorin e marrëdhënieve ShBA-Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Nagavci thotë se nuk e ka dëmtuar askënd dhe është e pafajshme për posedimin e sprejit

    Lajme tjera

    LUGINA E HARRUAR

    NJË ZONË KUFITARE NË SERBINË JUGORE KU NJERËZIT I BASHKON VETËM URIA DHE PAPUNËSIA. Banorët e kësaj pjese…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë