Rikthehet parkingu me pagesë në Tetovë, komuna e Tetovës nuk ka zgjidhje për ndërmarrjen

    Pas dy javësh, parkingu me pagesë është rikthyer në Tetovë. Prej nesër qytetarët duhet të paguajnë parkingun si më herët, nëpërmjet mesazheve të telefonit dhe kartelave. Edhe pse kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, gjatë prezantimit të programit dhe vendimet që do t’i merr në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, ai tha se qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë për këtë shërbim deri në analizën e plotë të funksionimit të deritanishëm të ndërmarrjes së parkingut. Rikthimin e parkingut zonal, ndërmarrja e arsyeton me faktin se nga të hyrat e arkës do të bëhet pagesa e punonjësve në parkingjet e qytetit, si dhe mirëmbajtja e parkingjeve zonale në Tetovë, shkruan Nistori.

    Nga ana tjetër, Kasami sot publikoi borxhin e komunës së Tetovës dhe ndërmarrjeve publike, ku ndër to publikoi edhe borxhin e ndërrmarrjes së parkingjeve, i cili arrin mbi 187 mijë euro. Përndryshe, nga kjo ndërmarrje nuk e komentojnë vendimin e dhënë para dy javësh të kryetarit, se parkimi zonal në Tetovë do të jetë pa pagesë.

    Aktualisht nuk kemi përgjigje nëse udhëheqësia e komunës së Tetovës ka zgjidhje për kaosin në këtë ndërmarrje dhe nëse fillimi i parkingut me pagesë është në koordinim me kryetarin Kasami. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Talibanët ua kontrollojnë telefonat, afganët ankohen për keqtrajtime

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimi demografik nuk është krizë, por mundësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë