RMV, a do të zbehet korrupsioni me zbatimin e letërnjoftimeve digjitale?

    Eksperti estonez në fushën e identitetit digjital, Raul Kaidro, vlerëson se vendi ynë mund të ketë kartat e para elektronike për identifikimin personal pas dy viteve.

    Siç thotë Kaidro për “360 Gradë”, vendi nuk është shumë larg realizimit të një ideje të tillë.

    “Le të themi se procedura e tenderit për një përpunues do të zgjaste rreth gjysmë viti, ndërsa i gjithë procesi mendoj se do të përfundonte për rreth dy vite. Le të themi se deri në fund të vitit 2024, ju mund të keni në dorë kartat elektronike plotësisht funksionale. Unë nuk mendoj se ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë popullatën, por sistemi do të ishte funksional”, deklaroi Kaidro.

    Zv. kryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë dhe njëherit kryetare e Këshillit Kombëtar për Transformimin Digjital të Shoqërisë, Slavica Grkovska theksoi se implementimi i letërnjoftimeve elektronik do të ndryshojë tërësisht mënyrën se si kemi funksionuar deri tani dhe do të zvogëlojë mundësinë e mitos dhe korrupsionit.

    Lajmi Paraprak

    Sa janë të informuar qytetarët për sulmet kibernetike?

    Lajmi i rradhës

    ÇMIMET E BANESAVE NË MAQEDONINË E VERIUT MË SHTRENJTË SE PARA PANDEMISË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë