RMV, arrihet zgjidhje e përkohshme për operacionet

    Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë pasdites është takuar me përfaqësuesit e kolektivit të kirurgëve të spitalit “8 Shtatori” dhe me drejtorin e këtij spitali, Hristijan Kostov.

    Në takim janë shqyrtuar më shumë aspekte të gjendjes, përkatësisht se në “8 Shtatori” për momentin mjekohen 100 pacientë me Kovid dhe nga këtu është reduktuar numri i rasteve në repartet kirurgjike, por sërish duhet të mbahet kujdes për rastet urgjente si malinjet dhe frakturat, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësis.

    Më tej nga atje njoftojnë se këto intervenime mbahen rregullisht.

    “Gjatë takimit është gjetur zgjidhje e përkohshme për programin operativ për javën tjetër, kurse gjatë ditëve vijuese ministri me mjekët do të bisedojë edhe për zgjidhje afatgjate”, thuhet në kumtesë.

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV-së që nuk janë regjistruar mund të regjistrohen në vende të caktuara në komunën e tyre

    Lajmi i rradhës

    Të gjithë njohim njerëz të cilët thjesht nuk mund të kërkojnë falje – ja dhe arsyeja!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë