RMV, foshnjat e porsalindura do të regjistrohen në mënyrë elektronike

    Dje u promovua shërbimi i ri elektronik “regjistrimi i foshnjës së porsalindur në mënyrë elektronike”. Përmes platformës e-shërbimi, prindërit e fëmijëve të porsalindur do të kenë mundësi që të gjitha procedurat për nxjerrjen e certifikatës së lindjes ta bëjnë në mënyrë elektronike. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Librave Amë, Emir Sulejmani, tha se ky projekt ka për qëllim lehtësimin e procedurave burokratike.

    “Bëhet fjalë për e-shërbimin për regjistrimin e fëmijëve të porsalindur që në esencë do të lehtësojë maksimalisht këtë procedurë, ku prindërit nuk do të kenë nevojë të paraqiten në zyrat e drejtorisë sonë”, tha Emir Sulejmani.

    I pari i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, tha se certifikata e lindjes simbolizon fillimin e jetës së një personi, dhe është një shtyllë e identitetit të tyre ligjor.

    “Duke digjitalizuar certifikatat ne lehtësojmë shkëmbimin efikas të të dhënave, midis palëve të ndryshme të interesuar në sferat shëndetësore, arsimore, socilae, dhe ligjore”, tha ministri Mexhiti.

    Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu gjatë promovimit të projektit digjital, tha se e ardhmja e vendit është digjitalizimi dhe se edhe më tej do të punojnë për digjitalizimin e administratës.

    Lajmi Paraprak

    Disa nga simptomat e hershme që tregojnë mundësinë e zhvillimit të sklerozës multiple

    Lajmi i rradhës

    Të mërkurën takim kokë më kokë mes Kovaçevskit dhe Mickoskit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë