Disa nga simptomat e hershme që tregojnë mundësinë e zhvillimit të sklerozës multiple

    Skleroza multiple është një sëmundje autoimune e sistemit nervor qendror, e cila mund ta prekë trurin e madh dhe trurin e vogël, si dhe trungun cerebral e palcën kurrizore.

    Mund të shfaqet në çdo moshë, por grupi më i rrezikshëm i njerëzve është midis 18 dhe 50 vjeç. Ende nuk dihet shkaktari i saj, por hulumtimet e fundit tregojnë se shkaktohet nga ndërveprimi i faktorëve të ndryshëm, por si mundësi shfaqet edhe një predispozicion gjenetik.

    Kjo gjendje zakonisht shoqërohet me dridhje dhe spazma të muskujve, por ka simptoma të tjera që mund të tregojnë mundësinë e sklerozës së shumëfishtë. Sipas organizatës shëndetësore Patient UK, shumica e njerëzve përjetojnë disa simptoma, të cilat mund të shfaqen në çdo kohë dhe madje mund të ndryshojnë. Nëse i vëreni, shkoni te mjeku.

    Një nga simptomat është një problem me shikimin. Kjo është për shkak se skleroza multiple mund ta dëmtojë nervin optik. Mund të shkaktojë dhimbje ose humbje të shikimit dhe zakonisht prek njërin sy. Shikimi i paqartë është gjithashtu i mundur.

    Një nga simptomat e rralla që është më i vështirë për t’u njohur është problemi me urinimin. Nëse shkoni shpesh në tualet dhe urinimi juaj është i dobët dhe i ndërprerë, kjo është një shenjë se fshikëza juaj nuk po zbrazet plotësisht.

    Vështirësitë në të folur janë një nga shenjat që tregojnë sklerozën multiple. Sipas MS Society, mund të keni disa probleme me kujtesën ose të menduarit. Për më tepër, kini kujdes për simptoma të tilla si ngërçe dhe dhimbje muskulorempirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash, si edhe lodhje ose dobësi ekstreme

    Lajmi Paraprak

    Dhimbja e kokës nga vapa – Masa dhe kujdesi që duhet të tregoni

    Lajmi i rradhës

    RMV, foshnjat e porsalindura do të regjistrohen në mënyrë elektronike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë