RMV-ja, Greqia dhe Shqipëria po fillojnë kujdesin e përbashkët për liqenin e Prespës

    Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria më në fund po fillojnë kujdesin e përbashkët për liqenin e Prespës dhe do të punojnë për të përmirësuar të gjithë rajonin. Sot është mbledhja fillestare e komitetit të organit drejtues të Parkut të Prespës dhe grupit punues për menaxhimin e ujërave në qendrën e informacionit Pili në Greqi pranë bregut të liqenit të vogël të Prespës.

    Siç informojnë nga Shoqëria ekologjike maqedonase (ShEM), organizatë që punon për shumë vite në projekte dhe kërkime të ndryshme lidhur me Liqenin e Prespës, për herë të parë që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të parkut Prespa do të takohen me përfaqësues nga Komisioni Evropian, tre vendet që ndajnë liqenin, qeveritë lokale, OJQ-të dhe organet menaxhuese për zonat e mbrojtura.

    “23 qershori 2022 është ditë historike për Prespën! Përfundimisht edhe formalisht fillon puna e përbashkët e të tre vendeve që ndajnë liqenin dhe BE-në për ruajtjen dhe promovimin e rajonit”, tha ShEM, duke theksuar se ata së bashku me Komunën e Resnjës dhe Parkun Kombëtar “Galiçica” bashkëpunojnë më shumë se 20 vjet dhe mbështesin zyrtarizimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

    “Marrëveshja u nënshkrua më 2 shkurt 2010 nga ministrat e mjedisit jetësor të tre vendeve dhe komisioneri i mjedisit jetësor të BE-së, por Greqia e ka vonuar ratifikimin për shtatë vitet e fundit. Sot ndajmë gëzimin me kolegët tanë nga Greqia dhe Shqipëria, dhe mbi të gjitha me popullin e Prespës, të cilët më në fund do të mbështetet në një organizëm të përbashkët ndërkombëtar për të marrë vendime të shëndosha për të ardhmen e qëndrueshme të rajonit”, thonë nga ShEM.

    Komiteti për Menaxhimin e parkut të Prespës është skemë e vazhdueshme dhe në rrjedhë për vendimmarrje të përbashkët. Ky takim i komitetit është hapi i parë në rrugën e bashkëpunimit të rëndësishëm në rajon dhe synimi për ruajtjen e burimeve të pasura natyrore dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

    Lajmi Paraprak

    Pse ka krizë të naftës së rafinuar?

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski në Bruksel: Refuzojmë propozimin francez dhe është i papranueshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë