RMV-ja nuk do të heqë dorë nga “Ballkani i Hapur”, pavarësisht pozicionit të Serbisë për konfliktin Rusi-Ukrainë

    Foto: Reuters

    QEVERIA: INICIATIVA SYNON INTEGRIMIN E PLOTË TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE

    Maqedonia e Veriut nuk do të heqë dorë nga “Ballkani Hapur”. Pozicioni i Serbisë për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë, nuk është arsye e mjaftueshme që vendi të rishqyrtojë pjesëmarrjen në këtë iniciativë. Në një përgjigje të dhënë për Klan M nga Qeveria thanë se, për Maqedoninë e Veriut iniciativa Ballkani Hapur është kontribut në bashkëpunimin rajonal të shteteve, përmes implementimit të vlerave evropiane në rajon.

    QEVERIA

    “Ajo është iniciativë autentike të shteteve nga rajoni e cila synon integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.“Ballkani Hapur” kontribuon drejt thellimit të bashkëpunimit, me hapjen e mundësive për konkurrencë më të madhe rajonale të tregut evropian dhe në tregjet e tjera botërore edhe në pjesën e tërheqjes së investitorëve të huaj”.

    Nga Qeveria kanë shtuara se, raportet e mira fqinjësore në rajon dhe në Evropë zhvillohen përmes iniciativës rajonale siç është Ballkani Hapur. Ballkani Hapur, mes tjerash paraqet edhe kontribut shtesë drejt stabilitetit rajonal.

    QEVERIA

    “Ballkani Hapur veç më jep rezultate konkrete, përfitime dhe lehtësime për qytetarët dhe për bizneset, ndërsa ajo është njohur edhe nga Departamenti shtetëror i ShBA-së dhe është shprehur në formë të mbështetjes direkte nga ana e Gabriel Eskobar-it, zëvendës ndihmës sekretarit shtetëror dhe përfaqësuesit special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, në mbledhjen në Uashington me përfaqësues të grupit koordinues rajonal të iniciativës “Ballkani Hapur”.

    Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka deklaruar në media para disa ditëve se, tri shtetet anëtare dhe nismëtarët e “Ballkanit të Hapur” duhet ta rishqyrtojnë këtë iniciativë. Sipas tij, me deklaratat e fundit të liderëve serbë, pas situatës së re me agresionin rus, se situata ka ndryshuar.

    Serbia ka dënuar agresionin rus disa ditë pas fillimit të luftës në Ukrainë. Ajo iu bashkua dënimit të sulmit të Rusisë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, por ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë. Po ashtu, ditë më parë qytetarë serb kanë marshuar në mbështetje të Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. /KlanMacedonia/

    Lajmi Paraprak

    Agjencia për Punësim: Në Maqedoni ka 10 mijë vende të lira për punësim

    Lajmi i rradhës

    Rusia thotë se refuzimi i naftës do të çonte në “pasoja katastrofike”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë