RMV, makina me defekte qarkullojnë në trafik

    Policia ka dërguar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik 177 automjete të transportit publik, ndërsa pas parregullsive të konstatuara, janë shqiptuar 54 gjoba, prej të cilave 16 për defekt me frenat. Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron kontrolle të shtuara, sidomos pas fillimit të vitit të ri shkollor, me qëllim sigurinë e nxënësve, si dhe rritjen e sigurisë së përgjithshme në komunikacion.

    “Duhet të vazhdojnë kontrollet e tilla dhe do të vazhdojnë çdo ditë, veçanërisht edhe tani që fillon viti shkollor, e dini se një pjesë e madhe e nxënësve udhëtojnë me transport publik, atëherë rritet edhe qarkullimi në trafik, edhe numri i makinave që qarkullojnë nëpër shtet, absolutisht duhet kjo gjë që të sigurojmë trafik më të sigurt. Të bëhen kontrolle të tilla, prandaj i bëjmë shpeshherë që t’i sanksionojmë ata që drejtojnë automjete me defekte, absolutisht që të pengojmë çfarëdo aksidenti në trafik,” tha Toni Angelovski, zëdhënës i MPB-së.

    Qytetarët nuk ndjehen aspak të sigurt në komunikacion. Ata vlerësojnë se edhe vetë duhet pasur kujdes kur ndodhen në trafik, qoftë si drejtues automjetesh ose thjesht këmbësorë.


    “Aspak nuk ndjehem e sigurt…, ” tha një qytetar.

    “Ka shumë makina të vjetra nga jashtë, të gjithë kanë blerë makina të lira, kështu që… Atë duhet policia të mbaj llogari, ka kontrolle teknike atje, ata duhet fillimisht që makinat që i lëshojnë në trafik të shohin a janë të teknikisht në rregull, a duhet ta lëshojë ose jo,” tha një qytetare.

    “Të sigurt, nuk jemi assesi në asgjë. Në shtëpinë tënde nuk mund të jesh i sigurt e të mos flasim në rrugë, në trafik….06:52 Njerëzit, me telefon në dorë dhe del, ja në atë moment mund të dështojë…,” u shpreh një qytetar.

    Kontrolle të intensifikuara të automjeteve për parregullsi eventuale teknike kishte edhe në periudhën e kaluar, ku për shkak të gjetjeve të defekteve shumë automjete janë larguar nga komunikacioni. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria, kundër rritjes lineare të pensioneve

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës: Stadiumi i qytetit të përdoret vetëm për ndeshjet e futbollit në Ligën e Parë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë