Numri i përgjithshëm i personave të paevidentuar të cilët janë futur në evidencë në pajtim me Ligjin për persona të paevidentuar në librin amë të të lindurve, sipas të dhënave të marra nga Drejtoria për udhëheqje të librave amë paraqet 659 persona, përcjell Nistori.
Prej tyre janë parashtruar 211 Kërkesa për regjistrim në librin e posaçëm amë, që do të thotë, nëse e krahasojmë me numrin e përgjithshëm të personave të paevidentuar, ende nuk kanë parashtruar Kërkesë për regjistrim në librin amë të të lindurve, tregon Raporti I posaçëm për gjendjen me fëmijët e paevidentuar në librat amë të të lindurve pas zbatimit të Ligjit për persona të paevidentuar në librat amë të të lindurve.
“Në lidhje me numrin e fëmijëve të paevidentuar, diçka që ne si repart për mbrojtje të të drejtave të fëmijëve veçanërisht na intereson, fëmijë të cilët janë të lindur, pas përfundimit të thirrjes publike dhe nuk plotësojnë kushtet për regjistrim në librin amë të të lindurve në pajtueshmëri me ligjin, duke pasur parasysh se ligji ka marrë parasysh edhe këtë kategori të personave, fatkeqësisht, kemi marrë informatë se Drejtoria për regjistrimin e librave amë, nuk disponon me informatë për fëmijë lindja e të cilëve është pas thirrjes publike dhe për të cilët vlen Ligji për personat e paevidentuar”, theksoi sot zëvendësja Vaska Bajramovska – Mustafa gjatë raportit të posaçëm për gjendjen e fëmijëve të paevidentuar në librat amzë të të lindurve. /AIM/Nistori/