RMV, mbi dy milionë kilogram peshk janë zënë në vitin 2023

    Në Maqedoninë e Veriut është rritur sasia e peshkut të zënë, ashtu që vetëm në vitin 2023 janë zënë 2 073 341 kilogram, apo 0.8 përqind më shumë se viti paraprak.

    “Në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, është vërejtur rritje e prodhimit të akuakulturës dhe ulje tek peshkimi komercial dhe rekreativ. Në vitin 2023 janë prodhuar 121 milionë copë vezë me një peshë të përgjithshme prej 189 530 kg, që është ulje për 7.5% krahasuar me vitin 2022”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Raportohet që trofta e ylberit është lloji i peshkut që kultivohet më së shumti për rasate.

    “Nga zënia e përgjithshme, peshqit e ujërave të ftohtë marrin pjesë me 77.0%, dhe peshqit e ujërave të ngrohtë me 23.0%”, raportoi Enti, duke theksuar që zënia e peshkut të ujërave të ngrohtë është rritur për 33.1 përqind.

    Në Maqedoninë e Veriut janë të punësuar gjithsej 222 qytetarë në fushën e peshkimit dhe akuakulturës, ndërsa gjithsej 9 223 qytetarë janë peshkatarë rekreativ.

    Lajmi Paraprak

    Rreth 15 mijë nxënës sot do t’i nënshtrohen provimit për gjuhën amtare

    Lajmi i rradhës

    Rryma për veriun – S’ka kompensim për milionat e shpenzuara deri më 2012

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë