Dendias i kërkon BE-së të fillojë negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë

    Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias zhvilloi sot një vizitë të shkurtër në Maqedonia. Dhe pas takimit me homologun e tij, Bujar Osmani, theksoi se Greqia po punon shumë për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe se mënyra e vetme për arritjen e këtyre synimeve është një mbështetje e qartë dhe e plotë e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

    “Ne kemi besim dhe thellësisht besojmë se negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë menjëherë”, tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani në Shkup.

    Sipas ministrit Osmani, perspektiva evropiane e rajonit është çështje e interesit të sigurisë, si për ne ashtu edhe për Evropën.

    “Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është mënyra më e mirë për të rikthyer besueshmërinë evropiane në rajon dhe në këtë drejtim më vjen mirë që kemi mbështetjen e plotë të Greqisë”, tha Osmani.

    Lajmi Paraprak

    Florian Qehaja nga sot është zyrtarisht ambasador i ri i Kosovës në RMV

    Lajmi i rradhës

    A duhet të pish vezë për një organizëm super të fortë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë