RMV, mbikëqyrja në ndërtimtari nga investitori është konflikt interesi

    Këto janë keqpërdorime dhe parregullsiserioze që për mua nuk janë risi, i shohim me vite. Kështu dekani i Fakultetit të ndërtimtarisë, GoranMarkovski, në Biznes21, e komentoi aksionin e Ministrisë për transport, pas së cilës pa licenca do të mbeten 479 kompani në sektorin e ndërtimtarisë. Ai sheh shumë gjëra të palogjikshme në Ligjin për ndërtim i cili edhe përkundër ndryshimeve të vazhdueshme, nuk ndryshohet në segmentet kryesore.

    “Në mënyrë fiktive punësohet person që ka autorizim dhe autorizimin e shfrytëzon për të marrë licencë. Ndërsa ai person as nuk punon në kompani, por vetëm është evidentuar se punon dy orë gjatë javës. Dhe tani ai person në disa vende shet autorizimin dhe andaj kemi mos përmbushje të kushteve për shkak se njerëzit nuk janë”, tha Goran Markovski.

    Markovski thotë se kategorizimi për licencë nuk është i logjikshëm. Për të është e paqartë se si një kompani e cila ndërton shtëpiza për roje për disa ministri, me ato referenca mund të ndërtojë edhe spitale, ura, tunele. Problemi i dytë sipas tij është tregtia me autorizime. Ndërsa problemi kryesor është mbikëqyrja, që duhet të garantojë cilësinë e ndërtimit.

    “Për Ligjin për ndërtim, mendimi i vetëm pozitiv përkatësisht procesverbali se objekti është realizuar në përputhje me standardet dhe projektin, i nënshkruar vetëm nga mbikëqyrja, është e lejuar që të mundet objekti të lëshohet në përdorim. Cila mbikëqyrje do të shkruaj raport negativ për të cilin është paguar dy, tre vjet dhe kështu me radhë”, deklaroi Markovski.

    Ministri Nikolloski dje tha se kontrolli i 3100 licencave ka konfirmuar skemë te një pjesë e kompanive – që përderisae kanë marrë licencën i kanë plotësuar të gjitha kushtet për numrin e arkitektëve, inxhinierëve, projektuesve, por më pas një pjesë e tyre janë çregjistruar. Ka pasur edhe raste kur një person i njëjtë është paraqitur si person i angazhuar në kompani të ndryshme. Nikollovski tha se pas njoftimit të të gjithë institucioneve kompetente, do të shqyrtohet edhe atë se çfarë tjetër kanë ndërtuar këto kompani.

    “Këto kontrolle bëhen në raport të licencave të dhëna në raport me numrin e të punësuarve. Në pjesën e cilësisë së zbatimit dhe në pjesën e kryerjes në kohë, ekzistojnë mbikëqyrje adekuate që i kontrollojnë ndërtimet. Nuk dua të krijohet mendim i gabuar, as panik. Për çdo kompani veçmas do të veprohet dhe siç do të ketë informacione do të njoftohet opinioni”, tha Aleksandar Nikolloski.

    Dje në Qeveri kaluan ndryshimet e katër ligjeve me të cilat së paku dy herë në vjet do të kryhet kontroll ndaj licencave, ndërsa ata që i thyejnë rregullat, menjëherë do të mbeten pa licencë.

    Lajmi Paraprak

    Do të ketë kushte të rrepta për pajisjen e klubeve të natës me licenca në RMV

    Lajmi i rradhës

    Mijallkovi do t’i rikthehet biznesit?! Pritet t’i bashkojnë forcat me Kamçevin – të dy në listën e zezë amerikane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë