Vera këtë vit pritet të jetë dukshëm më e ngrohët dhe më e thatë se vitet e kaluara. Sipas sinoptikëve, ekziston një probabilitet shumë i lartë i tejkalimit të temperaturave të vlerave mesatare afatgjata. Tejkalimi i temperaturave mund të arrijë deri në plus 3 gradë celsius në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa devijimi më i madh i temperaturës së ajrit për stinën e verës pritet të jetë në muajin korrik.
“Sipas analizave që i punojnë kolegët e repartit meteorologjik, me shumë mundësi kjo verë do të kemi ngrohtësi mbi mesataren veçanërisht në muajin korrik në të gjithë territorin e vendit, me temperaturë që do të jetë 3 gradë më e lartë nga mesatarja. Në të gjithë territorin do të kemi temperatura të larta, që nga ana tjetër do të kemi verë të thatë që do të thotë se reshjet do të jenë nën mesataren”, tha Juliana Fidanoska Miskoska.
Temperatura më të larta ditore priten të nisin nga kjo fundjavë ndërsa në fillim të muajit qershor temperaturat ditore pritet të arrijnë deri në 35 gradë celsius.
“Nga vikendi fushëgropa e Shkupit do të jetë në ndikim të motit të qëndrueshëm, do të kemi mot me diell me mundësi të reshjeve lokale, nga e shtuna. Më shumit ngrohët do të jetë në fillim të javës, pra java e parë e muajit qershor do të do të jetë me temperatura të larta ditore me interval prej 25 deri 35 gradë celsius”, shtoi Juliana Fidanoska Miskoska.
Ndërsa në zonat e larta malore gjatë verës, sipas sinoptikëve ekziston një protaliet i lartë që reshjet mesatare të tejkalohen për shkak mundësisë së reshjeve të dendura. /Alsat/