Kontesti RMV – Bullgari | Kovaçevski: Historia nuk duhet t’iu interesojë politikanëve, por historianëve

    “Historia duhet t’u takojë historianëve dhe jo politikanëve dhe qëndrimet tona janë të qarta si kristali – për identitetin dhe gjuhën maqedonase nuk negociojmë me Bullgarinë”. Kështu kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka shprehu haptazi se është në një vijë me ish-kryeministrin Zoran Zaev sa i takon çështjeve historike – pengesë me Bullgarinë.

    “Pozicioni ynë është i qartë si kristali se ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut ku qytetarët flasin maqedonisht dhe të cilët kemi identitin tonë. Sa i takon të drejtave të pakicave (bullgarëve), ne i respektojmë të gjitha përkatësisë dhe të gjitha organizatat të cilat janë të rregulluara në nivel ndërkombëtar, përfshirë këto edhe Kombet e Bashkuara dhe të drejtat e pakicave. Ne jemi shtet që gjithashtu ka deklaruar se sa i takon shteteve fqinje, nuk do të përzihet në çështjet e tyre të brendshme”, tha Kovaçevski.Kjo deklaratë vjen pasi nesër në Shkup do të realizojë vizitë kryeministri bullgar, Kirill Petkov.

    Lajmi Paraprak

    Bekim Sali – ministër i Shëndetësisë: Do të vazhdoj aty ku e kanë lënë paraardhësit e mi

    Lajmi i rradhës

    BE-ja sërish shpreh keqardhje për mosmbajtjen e referendumit serb në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë