RMV në top 3 për rritjen e çmimit të bukës në Europë

    Në Maqedoninë e Veriut është shënuar rritja e tretë më e madhe e çmimit të bukës në Evropë në pesë vitet e fundit, sipas të dhënave të Eurostat-it, drejtoria e përgjithshme e Komisionit Evropian përgjegjës për informacione statistikore.

    Eurostat ka monitoruar çmimin e bukës në vendet evropiane në pesë vitet e fundit dhe të dhënat tregojnë se në atë periudhë çmimi i bukës në Maqedoni është rritur për 65%.

    Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në Hungari me 113%, dhe në vend të dytë është Polonia me një rritje prej 75%.

    Me rritje të ndjeshme të çmimit të bukës, dallohet Sllovakia me 62% dhe Kroacia me 58%, ndërsa në rajonin tonë çmimi i bukës në Bullgari është rritur për 54%, ndërsa në Serbi për 39%.

    Vendet me rritjen më të vogël të çmimit të bukës janë Zvicra – 8%, Finlanda – 17%. Franca – 20% dhe Suedia – 20%.

    Lajmi Paraprak

    Buxheti për shëndetësi do të rritet për 100 milionë euro në vitin 2025

    Lajmi i rradhës

    Kurbeti që heshti shtëpitë në Kërçovë — shumica e të moshuarve jetojnë të vetëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë