“Korrupsioni në urbanizëm dhe ndërtim”

    Nuk ekziston komunë në vendin tonë ku të mos ketë ndërtime pa leje, uzurpim të hapësirave publike si dhe ndërtime pa përmbushjen e kritereve. Ky është përfundim i përgjithshëm i panelit “Korrupsioni në urbanizëm dhe ndërtim”. Si fajtor të kyç për këtë situatë të krijuar, kompetentët gishtin e drejtojnë kah politika.

    “Niveli i ulët i integritetit të njeriut si faktorë, ndikimi i fuqishëm politikë në sektorin publik dhe keqpërdorimi pozitës që e posedojnë, sundimi i së drejtës si dhe niveli i ulet i veprimit për hapat korruptive.”- deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Antikorrupsion.

    “Është shumë e qartë se ku po na drejton problemi, është shumë e qartë sepse sot nuk marrin pjesë përfaqësues të Inspektorëve shtetëror, organet shtetërore të cilët janë përgjegjës për këtë punë edhe nga gjykatat që nuk ngrenë procedura.”- pohoi Dushica Perisic, Drejtoreshë Ekzekutive e BNJVL-Së.

    “Në këtë kohë moderne dhe dinamike nga interesat personale të një grupi të vogël njerëzish për përfitime dhe pasuri personale të lidhur me elitën politike për një kohë të gjatë i ka robëruar dhe paralizuar institucionet e sistemit dhe të jepet përshtypja se sistemi funksionon vetëm për një grup njerëzish.”- tha Katica Nikolovska, Anëtare e Komisionit Antikorrupsion.

    “Qytetarët më shumë korrupsion mendojnë se ka në dhënien e lejeve të ndërtimit, në mbikëqyrjen e inspektorëve, përgatitjen e planeve të detajuara urbanistike dhe menaxhimin e prokurimeve publike, këto rezultate na e vërtetojnë se urbanizimi dhe ndërtimet janë në korruptim të qeverive për interesa dhe presione politike.”- pohoi Biljana Bejkova, Drejtoreshë Ekzekutive e OJQ “Infocenter”.

    Në këtë panel të organizuar nga organizata “Të gjithë për gjykim të drejtë” nuk morën pjesë nga Inspektorati Shtetëror për Ndërtimtari dhe nga gjykatat tek të cilat, siç thanë penalistët, qëndron problemi më i madh pasi ato nuk ngrenë procedura për zgjidhjen e këtyre problematikave. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    TRAGJEDIA NË SPITALIN MODULAR NË TETOVË, PA EPILOG

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa: Me zgjedhjet e parakohshme do të vendoset se kush duhet të udhëheq në të ardhmen vendin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë