RMV NË ZONËN E KUQE | Ndër vendet me numrin më të madh të infarkteve në tru

    Maqedonia e Veriut është në zonën e kuqe gjatë matjeve botërore të mundësisë për nga sulmet në tru, ndërsa sipas mjekëve, sëmundja është shumë serioze, sipas shkallës së vdekshmërisë, është në vendin e dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare, shkruan 360 Gradë, përcjell Nistori.

    Është shqetësues fakti që edhe në Maqedoninë e Veriu, por dhe në botë, sulm në tru kanë personat pas të 40-tave.

    Mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të kujdesen për jetë të shëndetshme që në moshë të re. Paralajmërojnë se konsumimi i kokainës në vend është në rritje, e cila është shkaktari i parë për sulm në tru.

    Kjo ditë shënohet më 29 tetor që të theksohet natyra serioze dhe shkalla e lartë e sulmit në tru, që të ngritet vetëdija për parandalim dhe trajtim të gjendjes dhe të sigurohet kujdes dhe mbështetje më e madhe për pacientët.

    Qytetarët e Shkupit, Koçanit dhe Tetovës sot kishin mundësi që nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të njoftohen me arsyet dhe pasojat nga kjo gjendje.

    Në pajtueshmëri të statistikës botërore, çdo të 40-n sekondë një person paraqitet me sulm në tru, ndërsa çdo të katërtën minutë ndonjë person me sulm në tru përfundon me rezultat fatal, informoi kryetarja e Shoqatës neurologjike të Maqedonisë, prof. dr. Dragana Petrovska-Cvetkovska, në ngjarjen që sot u mbajt në Shkup në sheshin “Maqedonia”.

    Petrovska-Cvetkovska theksoi se qëllimi i ngjarjes është që të ngritet vetëdija te popullata për atë se çfarë paraqet sulmi në tru, se si të njihet dhe se si të reagohet.

    “Duhet të bëhet reagim më urgjentisht, sepse truri është kohë, gjegjësisht koha është truri dhe për ne çdo sekondë është e vlefshme që të shpëtojmë territor sa më të madh që është e mundur të qelizave nervore”, theksoi ajo dhe shtoi se një e treta e pacientëve kurohen nga e gjithë kjo krizë pa pasoja, një e treta e pacientëve përfundojnë me invaliditet të rëndë, ndërsa pjesa tjetër kanë përfundim fatal.

    Siç deklaroi mjekja, të dhënat botërore flasin se për fat të keq, shteti ynë ndodhet në kartë në zonë të kuqe, gjegjësisht në lidhje me shkallën e morbiditetit, ashtu edhe lidhur me shkallën e mortalitetit.

    Kryetari i Shoqatës së kardiologjisë e Maqedonisë, prof. dr. Marijan Boshevski theksoi se tre kafe në ditë e zvogëlon shpeshtësinë e ndodhive kardiovaskulare.

    “Tre kafe në ditë e zvogëlon shpeshtësinë e ngjarjeve kardiovaskulare, pesë deri në gjashtë verëra të kuqe gjatë javës nga 180 mililitra e zvogëlojnë gjithashtu shpeshtësinë e sëmundjeve kardiovaskulare, gjegjësisht qarkulluese. Këtu nuk duhet të evitohet forsimi i aktiviteteve fizike dhe mënyrës së jetesës së shëndetshme, hedhje të gjithë asaj që është e padëshiruar, siç është pirja e duhanit”, tha Boshevski.

    Lajmi Paraprak

    Fillon me punë Redaksia e Posaçme e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Enciklopedisë Shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Si të ulni nivelet e larta të yndyrnave në gjak

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë