RMV nuk investon në shkencë!

    Çdo 10 nëntor shënohet Dita Botërore e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim, duke theksuar rolin domethënës të shkencës në shoqëri dhe nevojën për të angazhuar publikun e gjerë në debate mbi çështjet e reja shkencore.

    Edhe pse investimet në shkencë në vendit tonë janë në rënie të vazhdueshme për 10 vite me radhë, në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi sot u ndanë çmime për shkencëtaret dhe artistët më të mirë.

    Rektorja Biljana Angelova për rolin e shkencës tha se besimi në shkencë është ajo që nxit zhvillimin dhe u përgjigjet sfidave të kohës në të cilën jetojmë.

    “Pikërisht për këtë duhet të ndërtojmë besimin tek qytetarët, pra të krijojmë besimin e shoqërisë ndaj shkencës që prodhojmë dhe kjo është detyra dhe përgjegjësia jonë”, tha Biljana Angelova – rektore në Universitetin Shën Kirili dhe Medodi.

    Në pyetjen se a investohet mjaftueshëm në shkence në vendin tonë, fituesi i çmimit për art Dino Imeri u përgjigj.

    “Gjithsesi se duhet të investohet më shumë dhe asnjëherë nuk mjafton sepse shkenca dhe arti janë dy forca që e lëvizin shoqërinë dhe e çojnë përpara, të arriturat individuale janë të rëndësishëm dhe gjithsesi është e rëndësishme edhe përkrahja që artistet dhe shkencëtaret do ta marrin si nga sektori privat ashtu edhe nga shteti për mua është shumë i rëndësishëm ky çmim që dhurohet njëherë në vit”, tha Dino Imeri – Profesor i artit muzikor.

    Në buxhetin për vitin 2023, për shkencën ishin planifikuar rreth 4.375.000 euro apo 268.236.000 denarë. Ky buxhet është më i ulëti në 10 vitet e fundit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Raporti i KE ka qenë i pritshëm për opozitën në RMV

    Lajmi i rradhës

    LD – Grubit: gojën plot me BE dhe nga ana tjetër koketoni me Gruevskin, po i ofendoni shqiptarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë