Ankthi, frika dhe sulmet e panikut vazhdojnë të jenë brengë e shumë qytetarëve si pasojë e krizës nga Kovid 19. Disa hulumtime të bëra nga universitete të ndryshme amerikane kanë treguar se kriza me korona virusin ka lënë shumë pasoja në shëndetin mendor të qytetarëve.
OBSH ka parashikuar që numri I personave me probleme të shëndetit mendor të rritet për 40%. Sipas OBSH 165 milion njerëz në botë vuajnë nga sëmundje të ndryshme mendore, si depresioni, ankthi, demenca apo harresa si dhe pagjumësia. Për trajtimin e rasteve me pasoja në shëndetin mendor, Kryqi I Kuq I Maqedonisë, me mbështetje të kryqit të Kuq dhe Qeverisë së Austrisë në shtator do të hapin Qendrën e parë për ndihmë psikologjike dhe mbështetje psiko-sociale.
“Qendra do ketë për qëllim që në mënyrë afatgjate të sigurojë mbështetje për ndërtimin e kapacitetit qytetarë dhe kombëtar të sigurojë mbështetje psiko-sociale për grupe të ndryshme. Qendra poashtu do të sigurojë ndihmë psikologjike për të gjithë qytetarët dhe vullnetarët, të punësuarit dhe shfrytëzuesit e shërbimeve të Kryqit të Kuq”, u shpreh Sait Saiti, Drejtor i përgjithshëm i “Kryqi i Kuq” të Maqedonisë./Alsat/