RMV, qytetarët: Cigarja është luks

    Nga dita e premte pritet të rritet çmimi i cigareve, purove, prodhimeve të duhanit dhe cigaret elektrike. Një pako e cigareve pritet të shtrenjtohet për 5 denarë. Nga shtrenjtimi i cigareve, buxheti i shtetit do të mbushet edhe me 13 milionë euro në vit. Qytetarët nga ana tjetër thonë se po mos të jenë mërgimtarët vështirë se ia dalin me të ardhurat që i marrin.

    “Çfarë mundet të bëjë populli si dhentë për ujë, me rrena jemi mësuar më. – A jeni konsumator i duhanit? – Po. – A do të ndikoje kjo në xhepin tuaj? Po sigurisht, por nuk është problemi i duhanit, problemi është tek ushqimi sepse pa duhan jetohet. Ky popull është jo i vetëdijshëm, sikur të ishim të vetëdijshëm do të bënim ndonjë gjë, presim dikush çfarë na urdhëron dhe e mirë a e keqe ne e pranojmë”, tha një qytetar.

    “Cigarja është luks, kush ka mundësi do ta konsumoj, ndryshe mundet edhe pa atë. Mund t’ia dalim me buxhetin tonë që e kemi, jo assesi, fale që i kemi disa jashtë vendit dhe na ndihmojnë”, u shpreh një qytetar.

    Vendi ynë është ndër 10 vendet e para në botë sipas përqindjes sa i përket pirjes së duhanit dhe numrit të përgjithshëm të cigareve të pira në ditë. Përqindja e pirjes së duhanit në Maqedoni është 48.4%. Çmimi mesatar për një pako cigare në vendin tonë është 1.7 euro ndërsa në rajonin e Evropës Juglindore është rreth 2.1 euro, ndërsa niveli evropian është 4.9 euro, dhe vendi ynë llogaritet si vendi me çmime më të luta në rajon. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Dauti: Është e papranueshme që shqiptarët të presin pafundësisht për një dokument elementar

    Lajmi i rradhës

    Bytyqi: rënia ekonomike e Gjermanisë, do të ndikojë edhe në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë