RMV, rritet numri i personave të prekur nga gripi

    Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik gjatë javës së nëntë të vitit 2022 (nga 28.02-06.03.2022), në Maqedoninë së Veriut janë raportuar gjithsej 17 raste të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin, 37 për qind më pak se javën e kaluar. Gjatë javës së nëntë pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP-së kanë arritur 327 materiale për analiza laboratorike për vërtetimin e pranisë së virusit të gripit nga të cilat janë analizuar paralelisht edhe për prani të Kovid-19 dhe 6 raste kanë rezultuar pozitive për prani të virusit të gripit, të gjitha Influenza A.

    Numri i rasteve të regjistruara në javën e nëntë ka shënuar një rritje prej 66 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe po ashtu edhe një rënie për 99.3 për qind në krahasim me lakoren sezonale tipike të modeluar për 10 vitet e funditIncidenca e raportuar është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të gripit, ku ende nuk është arritur pragu u fillimit të sezonit të gripit. Sa i përket moshës, 13 persona janë në moshë nga 15-64 vjet, 2 fëmijë nga 5-14 vjet dhe nga një mbi 65 vjet dhe fëmijë nga 0-4 vjet. Incidencë më e lartë është regjistruar tek fëmijët nga 0-4 vjet. Të sëmurë janë regjistruar në 4 Qendra Spitalore.

    Ndërkaq sipas të dhënave kumulative gjatë sezonit 2021/2022 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 3.642 përkatësisht 5.1 herë më shumë se sezonin e kaluar dhe 83.5 për qind më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale. Raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin kanë raportuar 21 QSHP/NJR. Numër më të madh të të sëmurëve dhe incidencë më të lartë kumulative është regjistruar në Dibër. Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshës, numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar tek grupmosha nga 15-64 vjet – 2.085 raste (57,2 për qind), ndërsa incidencë më e lartë kumulative tek fëmijët në moshë nga 0-4 vjet.

    Ndërkaq nga mbikëqyrja virusologjike sqarojnë se që nga fillimi i sezonit 2021/2022, deri në javën e nëntë, pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP kanë arritur gjithsej 8.319 materiale për testim paralel. Gjithsej janë regjistruar 298 raste pozitive, 146 Influenza A/H3, 151 Influenza A dhe një Influenza B. Prej tyre 7 raste të infektimit janë me grip dhe Kovid-19 njëkohësisht. Profesionistët nga ky institut thonë se është vënë re një stabilizim i numrit të të sëmurëve me grip, i cili vazhdon të jetë nën kufirin e aktivitetit sezonal. Këtë javë rezultatet e fituara gjatë mbikëqyrjes epidemiologjike janë 1.8 për qind.

    Nga ana tjetër vaksinimi kundër gripit thuhet se është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së): Personat e moshuar (mbi 65 vjet), fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj, personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe, punonjësit shëndetësorë. Për sezonin vitit 2021/2022, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës, 20.000 doza shtesë të vaksinës katërvalente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction). Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2021/2022 filloi në 12.11.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes vakcinacija.mk)

    Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike që nga fillimi i vaksinimit deri në 27.01.2022 me vaksina falas janë vaksinuar gjithsej 44.835 persona të kategorive vullnerable të popullatës, dhe 11.900 vaksina shtesë janë siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një kompensim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale. Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave nga QSHP/NJR, deri më tani janë vaksinuar 4.526 persona. Numri më i madh i tyre janë në moshë nga 30-64 vjet- 2.726 persona ose 60,2 për qind. Janë vaksinuar edhe 120 punonjës shëndetësor dhe një grua shtatzënë. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 1.423 persona (31,4 për qind) janë me sëmundje kronike. Deri në javën e nëntë, në RMV janë vaksinuar gjithsej 49.361 persona me vaksina falas dhe ato komerciale.

    Ndërkaq sipas të dhënave kumulative gjatë sezonit 2021/2022 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 3.642 përkatësisht 5.1 herë më shumë se sezonin e kaluar dhe 83.5 për qind më pak krahasuar me lakoren tipike sezonale. Raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin kanë raportuar 21 QSHP/NJR. Numër më të madh të të sëmurëve dhe incidencë më të lartë kumulative është regjistruar në Dibër. Sa i përket shpërndarjes të të sëmurëve sipas grupmoshës, numër më i madh i të sëmurëve janë regjistruar tek grupmosha nga 15-64 vjet – 2.085 raste (57,2 për qind), ndërsa incidencë më e lartë kumulative tek fëmijët në moshë nga 0-4 vjet.

    Ndërkaq nga mbikëqyrja virusologjike sqarojnë se që nga fillimi i sezonit 2021/2022, deri në javën e nëntë, pranë laboratorit të virusologjisë në ISHP kanë arritur gjithsej 8.319 materiale për testim paralel. Gjithsej janë regjistruar 298 raste pozitive, 146 Influenza A/H3, 151 Influenza A dhe një Influenza B. Prej tyre 7 raste të infektimit janë me grip dhe Kovid-19 njëkohësisht. Profesionistët nga ky institut thonë se është vënë re një stabilizim i numrit të të sëmurëve me grip, i cili vazhdon të jetë nën kufirin e aktivitetit sezonal. Këtë javë rezultatet e fituara gjatë mbikëqyrjes epidemiologjike janë 1.8 për qind.

    Nga ana tjetër vaksinimi kundër gripit thuhet se është mbrojtja më e mirë nga kjo sëmundje, prandaj Instituti i shëndetit publik e rekomandon atë për të gjithë popullatën, sidomos për personat që përkasin në grupet vullnerable (sipas rekomandimeve të OBSH-së): Personat e moshuar (mbi 65 vjet), fëmijët në moshë nga 6 deri në 59 muaj, personat mbi 6 muaj e me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe, punonjësit shëndetësorë. Për sezonin vitit 2021/2022, Ministria e shëndetësisë siguroi 40 000 doza të vaksinë katërvalente falas për këto kategori të popullatës, 20.000 doza shtesë të vaksinës katërvalente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI (Partnership for Influenza Vaccine Introduction). Vaksinimi kundër gripit për sezonin 2021/2022 filloi në 12.11.2021 dhe zbatohet në Shtëpitë e shëndetit dhe/ose Qendrat e shëndetit publik me Njësitë e tyre rajonale. Caktimi i termineve për vaksinat falas bëhet nëpërmjet uebfaqes vakcinacija.mk)

    Sipas të dhënave nga Drejtoria për shëndetësi elektronike që nga fillimi i vaksinimit deri në 27.01.2022 me vaksina falas janë vaksinuar gjithsej 44.835 persona të kategorive vullnerable të popullatës, dhe 11.900 vaksina shtesë janë siguruar nga ana e Qendrave të shëndetit publik si vaksina për pjesën tjetër të popullatës dhe ato mund të merren për një kompensim financiar të caktuar në Qendrat e shëndetit publik dhe Njësitë e tyre rajonale. Sa i përket vaksinave komerciale, sipas të dhënave nga QSHP/NJR, deri më tani janë vaksinuar 4.526 persona. Numri më i madh i tyre janë në moshë nga 30-64 vjet- 2.726 persona ose 60,2 për qind. Janë vaksinuar edhe 120 punonjës shëndetësor dhe një grua shtatzënë. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve 1.423 persona (31,4 për qind) janë me sëmundje kronike. Deri në javën e nëntë, në RMV janë vaksinuar gjithsej 49.361 persona me vaksina falas dhe ato komerciale. /koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    Bujqit në RMV me ankesa: Rritja e çmimeve ka dëmtuar sektorin e bujqësisë

    Lajmi i rradhës

    Barcelona mesazh për Real Madridin para El Clasicos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë