Bujqit në RMV me ankesa: Rritja e çmimeve ka dëmtuar sektorin e bujqësisë

    Rritja e çmimeve të derivatëve të naftës godet edhe sektorin e bujqësisë. Bujqit kërkojnë rritje të subvencionimit të naftës së gjelbërt dhe prodhimeve bujqësore. Sa i takon rrezerave të drithrave thonë se vendi mund të arrijë të mbushë rezervat e grurit përmes shtimit të kultivimit nga bujqit vendor.

    Kriza ekonomike, e shkaktuar pas agresionit rus ndaj Ukrainës, përpos rritjes dhe ndryshimeve të vazhdueshme të çmimeve të derivateve të naftës, produkteve ushqimore, si dhe ndalimit të transportit të grurit nga Serbia, dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik, kanë goditur edhe sektorin e bujqësisë. Bujqit kërkojnë tju shtohen subvencionet nga ana tjeter Nënkryetari i Federatës së Fermerëve, Mehmet Sinani për tv KlanM  thekson se vendi mund të arrijë të mbushë rezervat e grurit përmes shtimit të kultivimit nga bujqit vendor, por gjithçka sipas tij do të mvaret nga çmimi.

    Mehmet Sinani 

    Në Maqedoni, tani prodhohet 120 deri në 160 mijë ton grurë, d..m.th ne deri më tani jemi dikund 70 përqind të mvarur nga importi. Në rast se çmimet janë solide, ne grurin mund ta prodhojmë vet në Maqedoni dhe çmimet që janë sot janë: 17-18 denarë të grurit, po të kishte qenë ky çmim në verë ose 15 denarë, kur është koha e korrjes , d.m.th ne nuk do kishim problem, do prodhojshim grurë.

    Alirami Selmani-Agronom

    Edhe bujqësia si pjesë e ekonomisë së një vendi do të ketë , do të reflektohet ngritja e çmimeve aktuale qoft në naftë, apo edhe të disa produkteve të ndryshme bujqësore, konkretisht të plehrave apo ushqimit të kulturave bujqësore, gjithsesi do të reflektohet në ngritjen e çmimit të produkteve finale.

    Nga Agjencioni për Mbështetje Financiare, zëvendës/drejtori i saj, Remzi Abdullahu, shprehet që për shkak krizës me çmimet e derivateve dhe farërave për mbjellje bujqësore, këtë vit janë paraparë mjete shtesë për naftën e gjelbërt, grurin, elbin dhe thekrin.

    Remzi Abdulahu 

    Ne në vitin 2020 kemi pasur paraparë në program për vitin 2020 afër 220 milion denarë për naftën e gjelbërt, për këtë vit kemi paraparë shkak I rritjes së çmimit kemi paraparë 330 milion denarë, ku thotë se , ku shohim se këtu ka një rritje prej  12 % të çdo kulture të cilat i subvencionon Agjencioni për Mbështetje Financiare, ku mund ta marrim si shembull për kulturat si gruri, elbi dhe thekri, vitin 2020 kanë qenë 1250 denarë për hektarë, ndërsa në vitin 2022 jemi në 1413 denarë për hektarë.

    VMRO-DPMNE: QEVERIA KA HARUAR FERMERËT

     TË HIQET TVSH-JA DHE AKCIZA PËR NAFTËN BUJQËSORE

    Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, akuzon Qeverinë se në asnjë nga masat anti-krizë nuk ka përfshirë ndihmë ndaj fermerëve. Nga kjo parti thonë se bujqit po përballen me shpenzime të larta. Kjo parti propozon disa masa që Qeveria duhet të merr ndaj fermerëve.

    Në muajt e fundit janë përballur me rritje drastike të çmimit të lëndëve të para, plehrave, si dhe rritjes së çmimit të naftës. Duhet të përjashtohet 100% akciza dhe TVSH-ja për naftën e gjelbër për fermerët për të gjitha degët bujqësore. Rritja e menjëhershme e subvencioneve për të gjitha degët bujqësore dhe pagesa e tyre para çdo sezoni të prodhimit. Qeveria duhet të heqë TVSH-në për të gjithë plehrat dhe kimikatet, si dhe të vendosë subvencione për plehrat që përdoren në prodhimin bujqësor”, thuhet mes tjerash në reagimin e partisë opozitare maqedonase

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 26-të miratoi vendim për

    kufizimin e  eksporti të grurit, elbit,misrit, miellit të grurit dhe elbit, farave të lulediellit, si dhe vajrave të farave të lulediellit. Gjithashtu u bë e ditur se shteti posedon sasi të mjaftushme të këtyre produkteve në mullinj në vend ka mbi 50.000 ton rezerva gruri, mbi 10.000 ton misër dhe mbi 8.000 ton elb, që vjen si pasojë e rritjes së prodhimit vendor të grurit prej 195 mijë ton në vitin 2017, në 253 mijë tonë në vitin 2021.

    Lajmi Paraprak

    Një vakt që gatuhet shpejt, makarona me brokoli

    Lajmi i rradhës

    RMV, rritet numri i personave të prekur nga gripi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë