RMV, tatimi i sheshtë karshi atij progresiv

    Zero tatim në të ardhurat personale për pagën minimale, rritje e kthimit të TVSH-së për qytetarët në 3000 denarë, lehtësime doganore për dërgesat nga importi. Janë disa nga premtimet e LSDM-së në fushën e tatimeve. VMRO-DPMNE nga ana tjetër premton kthim të shkallëve të ulëta të tatimeve si dhe stimulim për bizneset për investime të reja.

    “Deri në vitin 2028 do ta rrisim pagën mesatare në 1100 euro dhe paga minimale do të arrijë në 600 euro. Për ta arritur këtë, ne nuk do ta mbingarkojmë biznesin. Prandaj themi, zero tatim mbi të ardhurat personale për pagën minimale. Kjo do të sjellë një standard dinjitoz për qytetarët, do të rrisë produktivitetin, por në të njëjtën kohë do të ulë ekonominë gri”, thekson zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike dhe kandidat për deputet në Njësinë Zgjedhore 2, Fatmir Bytyqi.

    Lidhur me tatimin progresiv, i cili ishte një nga politikat më domethënëse të shpallura të qeverisë së udhëhequr nga LSDM, ai në programin e ri është zëvendësuar dhe ata po i kthehen taksimit të sheshtë 10 për qind.

    Lidhur me konceptin e taksimit progresiv, ai thotë se tatimi progresiv është pjesë e matricës ideologjike të LSDM-së, por se analizat e tyre tregojnë se ende nuk janë krijuar kushte për realizimin e plotë të tatimit progresiv.

    “Po bëjmë një hap, pra po i afrohemi, me vendosjen e tatimit mbi të ardhurat personale zero për qind për përfituesit e pagës minimale sepse mendojmë se është më e drejtë dhe do të lejojë një numër të caktuar të përfituesve të pagës minimale të dalin nga pragu i përfituesve të pagës minimale sepse pronarët e bizneseve do të lirohen nga disa mjete që mund t’ua kthejnë punonjësve të tyre”, thekson Bytyqi. Pra nuk mund të tatimohen ato që kanë të ardhura më të ulëta.

    Ndër masat e tjera të LSDM-së në sferën e tatimeve janë edhe rritja në 3000 denarë e masës për kthimin e Tatimit të Vlerës së Shtuar, ku deri tani janë kthyer mbi 150 milion euro tek qytetarët. Në vitin 2025 do të rritet shumën maksimale e rimbursimit në 2400 denarë, në vitin 2027 në 2700 denarë dhe në fund të mandatit në vitin 2028 do të jetë 3000 denarë për një tremujor.

    Paralajmërohet edhe lirim nga dogana për porositë në internet deri në 180 euro për banor si dhe vendosja e taksës së luksit dhe pasurisë, për shkak se ata që kanë më shumë, edhe duhet të paguajnë më shumë, vlerësojnë nga LSDM. Parimi drejtues në politikën tonë tatimore është drejtësia social-demokratike. Ne duam të ndihmojmë biznesin, jo ta rëndojmë, por duhet të ketë një ekuilibër! Prandaj, pas analizave serioze dhe debatit të gjerë, ne po vendosim një taksë mbi luksin dhe pasurinë për të garantuar solidaritet dhe drejtësi.

    Duke vazhduar politikën e taksës së sheshtë, qeveria e VMRO-DPMNE-së do t’i ndihmojë kompanitë dhe do t’i stimulojë ato që të krijojnë vende të reja pune dhe të riinvestojnë.

    Qeveria e VMRO-DPMNE-së do t’u ofrojë kompanive multinacionale në mbarë botën që t’i transferojnë qendrat e tyre të fitimit në Maqedoni, të gjitha me qëllim që të sjellin fitimet e tyre të konsoliduara në vend me mbi 50 milion euro, domethënë për taksa të ulëta deri në 5 për qind ata do të mund të konsolidojnë fitimet e tyre këtu.

    “Transformimi i ekonomisë së Maqedonisë është ajo që pason me formimin e qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Karakteristikë dalluese e VMRO-DPMNE-së në fushën e tatimeve dhe ekonomisë janë normat e ulëta tatimore të tatimit, politikë të cilën do ta kthejmë sërish”, thekson Anastasia Ilieska nga VMRO-DPMNE. Sipas saj, në kushte të tilla të mjedisit ekonomik, kompanitë do të bëjnë më lehtë biznes dhe kjo për qytetarët do të sjellë një standard më të lartë jetese.

    Personat juridikë që realizojnë fitim nga 30 deri në 50 milionë euro në një vit do të paguajnë tatim mbi fitimin prej 6 për qind dhe kompanitë me fitim nga 20 deri në 30 milionë euro do të tatohen me tatim fitimi në masën 8 për qind.

    Gjithashtu Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-së, përmes një strategjie zhvillimore, do të mundësojë funksionimin e shërbimit PayPal këtu në Maqedoni, i cili do t’u mundësojë të rinjve freelancer dhe programues që punojnë jashtë vendit të marrin paratë e tyre legalisht këtu në Maqedoni dhe të paguajnë taksa për të.

    Premtohet se Tatimi mbi të ardhurat personale prej 10 për qind nuk ​​do të rritet. Për të mbajtur të rinjtë në ekonomi do të ketë përjashtim nga taksat për tatimin mbi të ardhurat personale për të rinjtë e sapo punësuar deri në 29 vjeç.

    Rritja e kufirit për regjistrim të TVSH-së nga dy në tre milionë denarë për qarkullim të konsoliduar të obligacioneve pronësore. Do të bëhet një rimbursim i plotë i tatimit mbi të ardhurat personale për çdo grua që punon me një të porsalindur, tatimi mbi fitimin mbetet në masën 10 për qind, kthimi i përfitimeve tatimore për kompanitë (shpenzim i njohur) për primet e paguara për sigurimin vullnetar të shëndetit dhe jetës për qëllimin të mbajtjes dhe motivimit të punonjësve. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Dibër, pemët që i rezistojnë kohës

    Lajmi i rradhës

    Mickoski i bën thirrje VLEN-it për bashkëpunim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë