RMV, vendi i parë që merr fondet sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor

    Maqedonia e Veriut është vendi i parë që merr fondet e para sipas planit të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor. Vendi do të marrë 52,2 milionë euro, të cilat janë të destinuara për të mbështetur zbatimin e reformave.

    24.5 milionë euro do të akordohen në buxhetin e shtetit për të mbështetur zbatimin e reformave të parashikuara në agjendën e reformave, ndërsa 25 milionë euro do të transferohen drejtpërdrejt në Kornizën e investimeve të Ballkanit Perëndimor për t’u përdorur për projekte infrastrukturore në vend.

    Ndryshimet e nevojshme strukturore në Maqedoninë e Veriut do të mbështeten me gjithsej 750.4 milionë euro nga Fondi për Reforma dhe Rritje të Ballkanit Perëndimor në periudhën 2024-2027, me fokus në prioritetet në administratën publike, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin, digjitalizimin dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

    Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor synon integrimin e përshpejtuar të rajonit në BE, duke përfshirë qasje progresive në tregun e vetëm të BE-së. 

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të ndodhë nëse nuk hani sheqer për një muaj?

    Lajmi i rradhës

    Komiteti i Helsinkit kërkon të ndërpritet gjuha e urrejtjes dhe heshtja e të rinjve për rastin në Koçan

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë