Rokas: unë shoh një angazhim të fortë të qeverisë së RMV që të ndiqen rekomandimet e BE-së

    “Unë shoh përkushtim të fortë të Qeverisë të punohet dhe të ndiqen rekomandimet e BE-së, pa dallim nëse janë në Misionin e Vlerësimit, nëse janë nga Raporti për përparimin e vendit, ose sërish më konkretisht për sundimin e ligjit”, thotë euroambasadori Michalis Rokas në një intervistë për AIM, që është intervista e tij e parë pasi mori detyrën e re në vend muajin e kaluar.

    Sipas tij, tani prioritet duhet të jetë ligji për Këshillin Gjyqësor, që, siç thekson është një reformë shumë e rëndësishme në pikëpamje të mënyrës se si është formuar, si zgjidhen dhe shkarkohen gjykatësit.

    “Pra, ka shumë elementë që puna është e madhe dhe ka ecur relativisht shpejt, kjo është fusha kyçe për gjithçka, lufta kundër korrupsionit, tërheqja e investimeve, besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor. Unë shoh se ka një angazhim të drejtë edhe nga BE-ja dhe ka një mbështetje të madhe për projektet aktuale apo projektet që do të përshtaten sipas legjislacionit të ri, me ç’rast presim që qeveria ta miratojë në muajt në vijim”, thotë Rokas.

    Lajmi Paraprak

    BDI: do të duhej ta bënin ligjin, mandej ta shfuqizonin “balancuesin”

    Lajmi i rradhës

    “Ishte si një goditje me një tullë mbi kokë” / Shkalla e vdekjes nga kanceri i gjirit në RMV shënon rritje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë