Rreth 30 për qind e popullatës në Maqedoni janë në varfëri energjetike

    Sipas statistikave të Eurostat, në vitin 2020 një e treta deri një e katërta e njerëzve në RMV, kanë mundur të ngrohin kënaqshëm shtëpitë e tyre.

    Në prezantimin e sotëm të Manualit për varfërinë energjetike në vend, u tha se midis 25 dhe 30 për qind e popullsisë së RMV-së është në varfëri energjetike. Por këtu nuk përfshihen vetëm ata persona që sipas definicionit janë nën kufirin e varfërisë, por edhe ata që jetojnë në një familje me aktivitet të ulët ekonomik për shkak të mungesës së parave për shërbimin e pagesave që lidhen me energjinë në shtëpi.

    Siç theksoi Ana Stojilovska nga “Analitika”, e cila është edhe autore e Manualit, kjo shifër pritet të rritet në vitin 2021, 2022 dhe 2023.

    “Varfëria energjetike duhet të zërë vend qendror në agjendën e shtetit. Nuk është problem që mund të zgjidhet me subvencione apo mbështetje financiare. Përkundrazi, duhet punuar për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale, si dhe për rregullimin më të mirë të sektorit të energjisë në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në tranzicionin energjetik”.

    “Këtu do të përmendja “tranzicionin e drejtë të energjisë”, që nënkupton jo vetëm zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile me burime të rinovueshme, por demokratizimin e sektorit të energjisë – duke u mundësuar qytetarëve të prodhojnë energji elektrike, ta konsumojnë dhe ta shesin atë, por edhe të jenë pjesë e kooperativave energjetike”, tha Stojilovska.

    Ndërsa Biljana Dukovska nga “Platforma e Maqedonisë kundër varfërisë” theksoi se ka mospërputhje të vazhdueshme dhe moskoordinim të politikave në këtë fushë.

    “Ose do ta parandalojmë varfërinë energjetike me masa dhe politika të duhura, ose pabarazia gjegjësisht dallimi tek amvisëritë do të jetë gjithnjë e më i madh”, tha Dukovska.

    Manuali është prodhuar nga “Analitika” dhe është i dedikuar për një grup të gjerë aktorësh që punojnë në çështjet e energjisë, sociale, mjedisore, shëndetit, gjinisë, klimës dhe çështjeve të ngjashme. Manuali ilustron disa aspekte të varfërisë energjetike dhe ofron 28 rekomandime.

    Lajmi Paraprak

    Gjermania miraton uljen e taksave të sipërmarrjeve

    Lajmi i rradhës

    AFERA E 1.8 MILIONËSHIT / Osmani: Nuk ju besohet, por e kuptova nga mediat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë