Rreth 400 mijë euro i kushtoi Maqedonisë së Veriut pjesëmarrja në panairin e verërave në Beograd

    Rreth 400 000 euro i ka kushtuar qeverisë maqedonase pjesëmarrja në panairin e verërave në Beograd në kudër të nismës rajonale “Open Balkan” të mbajtur në muajin shtator, raporton Ora. Pasi qeveria bëri rekomandime dhe caktoi masa për kursime për shkak të krizës energjetike, rritjes së inflacionit dhe kostos së jetesës, për pjesëmarrje në panair vetëm për ushqim dhe verëra u tenderuan 385 mijë euro.

    Kryeministri Kovaçevski, sipas përgjigjes së Qeverisë, ishte i shoqëruar nga 9 punonjës të kabinetin e tij dhe dy koordinatorët kombëtarë për Ballkanin e Hapur.

    Në Beograd kreu i qeverisë organizoi edhe mbrëmjen maqedonase për të cilën nuk ka asnjë njoftim se sa ka kushtuar.

    Dimitar Kovaçevski nuk është kursyer as për ish-homologun e tij bullgar Kiril Petkov me të cilin ka shpenzuar 9 000 euro vetëm për një darkë.

    Ndërsa darkat me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin holandez Mark Rutte kanë qenë më modeste, të cilat kushtuan vetëm 1800 euro për secilin.

    Mjeti i llogaridhënies për shpenzimet e personave që mbajnë funksione publike nuk funksionon më që prej vitit 2019 edhe pse socialdemokratët të cilët janë në pushtet e deklamuan me të madhe si një pikë të fortë të transparencës me qytetarët.

    Ndryshe nga jashtë vendit, sipas të dhënave qeveria e Kovaçevskit ka qenë më dorështrënguar për aktivitetet vendase.

    Këtë vit qeveria shpenzoi 40 mijë euro më pak për festën e Pavarësisë se në vitin 2021.

    Lajmi Paraprak

    ÇMIMET E BANESAVE NË MAQEDONINË E VERIUT MË SHTRENJTË SE PARA PANDEMISË

    Lajmi i rradhës

    Në ShBA rekomandohen kontrolle rutinore për ankthin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë